Zhvillohet seminari “Shqipėria pėrballė Gjykatės sė Strasburgut”

E Shtune, 17 Maj 2014



Seminari i tretė i ASPS me temė “Drejtėsia evropiane -  Shqipėria pėrballė Gjykatės sė tė Drejtave tė Njeriut” u zhvillua nė 17 Maj 2014 nė Tiranė. I ftuar nė kėtė aktivitet ishte z. Xhezair Zaganjori, kryetari i Gjykatės sė Lartė dhe njėkohėsisht lektor i tė drejtės ndėrkombėtare dhe tė drejtave tė njeriut pranė Universitetit tė Tiranės.
Seminari nisi me trajtimin e rolit dhe organizimin e Gjykatės sė tė Drejtave tė Njeriut, me seli nė Strasburg, si njė nga organizmat mė tė rėndėsishėm tė drejtėsisė evropiane. Vitet e fundit Shqipėria ėshtė duke u pėrballur me njė seri kėrkesash nga ish-pronarėt, tė cilėt kėrkojnė kompensimin e tyre financiar. Vendimet e Gjykatės kanė vendosur detyrime tė larta financiare pėr buxhetin public shqiptar, njė faturė qė pėrllogaritet qė mund tė arrijė deri nė 50 miliardė Euro. Diskutimi me pjesėmarrėsit u pėrpoq tė shpjegonte arėsyet e kėsaj situate dhe disa prej zgjidhjeve qė mund tė gjenden nė tė ardhmen. Pjesėmarrėsit patėn rastin tė njihen dhe tė diskutojnė edhe mbi vendime konkrete tė gjykatės sė Strasburgut si dhe tė Gjykatės Kushtetuese. Nė diskutime me pjesėmarrėsit, z. Zaganjori trajtoi edhe temėn e reformės nė drejtėsi, situatėn aktuale dhe problematikėn me tė cilėn pėrballet sistemi shqiptar.