ASP organizon Shkollėn Verore mbi Median

E Merkure, 25 Qershor 2014



Akademia e Studimeve Politike (ASP) nė bashkėpunim me Prezencėn e OSBE-sė nė Shqipėri, nė kuadėr tė misionit tė saj pėr tė trajnuar brezin e ri, organizoi njė Shkollė Verore  mbi median dhe alfabetizmin e medias pėr 35 nxėnės dhe katėr mėsues tė shkollave tė mesme tė kryeqytetit. Kursi i trajnimit u zhvillua nga 23-25 Qershor 2014 nė hotel “Harmony”, nė Durrės, nėn bashkėpunimin e Ministrisė sė Arsimit dhe Sporteve si dhe Drejtorisė Rajonale tė Arsimit Tiranė.
Qėllimi i kėsaj shkolle ishte rritja e njohurive tė tė rinjve mbi rolin e medias nė njė shoqėri demokratike, por edhe mesazheve qė ajo transmeton sidomos tek tė rinjtė. ASP pėrzgjodhi pėr kėtė kurs katėr eskpertė tė njohur pėr eksperiencėn e tyre gazetareske, por edhe studiues tė fushės sė alfabetizmit tė medias. Metodologjia e pėrdorur pėrgjatė kursit, synoi qė tė drejtohej mė tepėr nga shembujt praktikė dhe diskutimi nė grup nė klasė, duke patur si qėllim aktivizimin e pjesėmarrėsve. Nxėnėsit ishin tė aftė qė tė njihnin stereotipet dhe modelet qė transmetojnė personazhe publikė nė mėnyrėn e sjelljes, veshjes dhe jetesės sė tyre, shembujt tė cilėt mund tė ndikojnė drejtpėrdrejtė tek zgjedhjet qė bėjnė kėta tė rinj.
Nė pėrfundim tė kursit, pjesėmarrėsit u shprehėn tė kėnaqur nga niveli i trajnimit dhe organizimit dhe theksuan nevojėn qė trajnime tė tjera nė kėtė fushė tė rėndėsishme tė zhvillohen nė tė ardhmen.
ASP ka njė eksperiencė tė gjatė nė organizimin e programeve tė trajnimit pėr tė rinjtė (programi “Fushata e ndėrgjegjėsimit tė votuesve pėr herė tė parė” nė zgjedhjet e 2011 dhe 2013) dhe gjithashtu ėshtė provuar njė partner i besueshėm i Ministrisė sė Arsimit dhe Sporteve.