Shoqeria civile trajnohet per energjine ne Kicevo

E Hene, 22 Shtator 2014



Rreth 30 pjesėmarrės nga Bitola dhe Kicevo morėn pjesė nė trajnimin pėr efiēencėn e energjisė dhe pėrdorimin e qėndrueshėm tė saj, nė kuadėr tė projektit "Iniciativa pėr Rritjen e Dialogut pėr Pėrdorimin e Qėndrueshėm tė Energjisė". Pjesėmarrėsit vinin nga profile tė ndryshme tė komunitetit nė kėto dy njėsi vendore: profesorė/akademikė, pėrfaqėsues tė pushtetit vendor, gazetarė, aktivistė tė OJQ-ve tė kėtyre rajoneve, biznesmenė dhe anėtarė tė kėshillit tė prindėrve nė shkollat e zonės. Trajnimi u zhvillua nė njė atmosferė relaksuese malore nė "Shtėpinė e Arteve" nė Kicevo.
Gjatė dy ditėve tė zhvillimit tė trajnimit, u diskutuan tema tė rėndėsishme pėr eficencėn e energjisė dhe lidhjen e saj me ndryshimet klimaterike tė viteve tė fundit, sistemi i certifikimit tė ndėrtesave, pėrdorimi i teknologjive tė reja pėr ngrohje, shqyrtimi i mundėsive pėr kreditim, si dhe qėndrimi mbi efektet e pasojave tė reduktimit tė prodhimit tė energjisė. Trajnimet u zhvilluan nė formė ėorkshop-i pėr tė pėrfshinė nė mėnyrė aktive tė gjithė pjesėmarrėsit tė cilėt ngritėn shumė pyetje mbi mundėsitė se si mund tė pėrmirėsojnė efiēencėn e energjisė nė shtėpitė e tyre apo edhe nė kompanitė ku ata operojnė, veēanėrisht gjatė diskutimeve qė u zhvilluan mbi kontrollin e energjisė. Si rrjedhojė e kėtij trajnimi, u vendosėn marrėdhėnie mė tė ngushta midis OJQ-ve rajonale, tė cilat morėn pjesė nė kėtė aktivitet. Gjithashtu propozimet dhe idetė e dhėna gjatė trajnimit do finalizohen me hartimin e njė drafti qė do tė pėrmbajė tė gjithė idetė potenciale mbi temėn nė fjalė, qė mund tė zbatohen nė rajonin e Bitolės dhe Kicevo-s.
Aktiviteti i ardhshėm do tė jetė njė ėorkshop rajonal, i cili do tė mbledhė bashkė palėt e interesuara nga kėto dy rajone me synimin pėr tė shkėmbyer idetė dhe pikėpamjet si dhe pėr tė thelluar bashkėpunimin me synimin krijimin e kushteve pėr zbatimin e Platformave Rajonale tė Veprimit.