Hapet thirrja e re per Shkollen Shqiptare te Studimeve Politike - 2015

E Merkure, 22 Tetor 2014



Akademia e Studimeve Politike shpall thirrjen pėr aplikime pėr pjesėmarrėsit e rinj tė programit "Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike". Kandidatėt janė tė mirėpritur qė tė ndjekin udhėzimet e mėposhtme pėr tė plotėsuar dokumentet e nevojshme dhe dorėzuar aplikimin e tyre brenda datės 17 Nėntor 2014, ora 14.00, nė adresėn e Akademisė.

Programi
Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike ėshtė njė program i Kėshillit tė Evropės, me bashkėfinancim nga Zyra e Bashkėpunimit Zviceran nė Shqipėri, i konceptuar si njė instrument i cili mund tė ndihmojė liderėt e rinj nė sektorėt administrativė, ligjorė, ekonomikė, socialė, dhe kulturorė tė pėrgatiten pėr funksionet e tyre. Nėpėrmjet dialogut dhe mėsimit interaktiv, Shkolla do tė trajtojė njė gamė tė gjerė tė sfidave nė shoqėritė tona, si edhe do tė ndihmojė nė krijimin e lidhjeve mes brezave tė rinj tė liderėve nė vendet e tyre si dhe jashtė kufijve.

Profili i pjesėmarrėsve
Anėtarėt e rinj tė Parlamentit, zyrtarė tė institucioneve qėndrore dhe lokale, tė zgjedhurit e kėshillave tė Bashkive, komunave, pėrfaqėsues nga sistemi gjyqėsor, biznesi, media, organizatat joqeveritare. Mosha e pjesėmarrėsve tė jetė deri nė 40 vjeē. Shkolla synon njė balancim gjinor tė pjesėmarrėsve si dhe njė pėrfaqėsim tė barabartė tė minoriteteve etnike dhe fetare nėse ata plotėsojnė kriteret e tjera.

Kriteret e pranimit
Kandidati qė kėrkon tė ndjekė Programin "Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike" duhet tė pėrmbushė kriteret e mėposhtme:

    Pėrparėsi do t’u jepet atyre qė zotėrojnė njė diplomė universitare tė lėshuar nga njė universitet brenda ose jashtė vendit.
    Tė zotėrojė gjuhėn angleze dhe/ose frėnge. Zotėrimi nė nivel tė mirė i kėtyre gjuhėve kėrkohet pasi disa lėndė do tė zhvillohen nė kėto gjuhė. Pėrbėn avantazh zotėrimi edhe i ndonjė gjuhe tjetėr perėndimore.
    Tė shprehė qartė motivimin e pjesėmarrjes nė Programin "Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike" dhe interesat politike dhe pėr zhvillim karriere
    Mosha e kandidatit duhet tė jetė deri nė 40 vjeē
    Kandidati preferohet tė jetė nė njė pozicion aktiv publik
    Tė jetė i rekomanduar nga dy persona tė cilėt i njohin aftėsitė akademike, profesionale, kėrkimore dhe personale tė kandidatit.

Dokumentacioni i pranimit:

    Formular i plotėsuar i kėrkesės.
    Fotokopje tė diplomės.
    Dy letra rekomandimi, secila e mbyllur nė zarf dhe e firmosur nga rekomanduesi.
    1 (njė) fotografi me format pasaporte.

Personat e interesuar janė tė lutur tė shkarkojnė formularin e kėrkesės dhe tė letrės sė rekomandimit nė linket qė ndodhen nė fund tė kėtij njoftimi. Shkolla ka njė tarifė regjistrimi prej 200 Euro (vetėm pėr tė pėrzgjedhurit). Afati pėrfundimtar pėr dorėzimin e aplikimeve ėshtė data 17 Nėntor 2014, ora 14:00.

Dorėzimi i aplikimeve duhet tė bėhet pranė zyrave tė Akademisė sė Studimeve Politike:
Rruga "Donika Kastrioti", Nr. 3. Qendra Kotoni, Kati i katėrt; Tel: 00355 4 2272173, 00355 4 4504788; E-mail: info@shkollapolitike.org ; Internet: www.shkollapolitike.asp.al

Shkarko formatin e aplikimit dhe modelin e leter rekomandimit