Nėnshkruhet marrėveshja e re mbi programin e energjisė

E Shtune, 06 Dhjetor 2014



Shtatė Shkollat e Studimeve Politike tė rajonit tė Ballkanit nėnshkruan mė 4 Dhjetor 2014 nė Sarajevė njė Marrėveshje tė re Mirėkuptimi me GIZ dhe Forumin Baltik tė Ambjentit Gjerman (BEF). Nė kėtė mėnyrė, ky rrjet i madh organizatash zotohet pėr vazhdimin e mėtejshėm tė ndėrhyrjes pėr forcimin e Dialogut Publik mbi zhvillimin e qėndrueshėm tė energjisė nė rajonin tonė.  Drejtori i Akademisė sė Studimeve Politike, Z. Erjon Tase firmosi  marrėveshjen nė njė ceremoni tė posaēme, tė ndjekur nga personalitete politike dhe pėrfaqėsuesit diplomatikė nė Bosnjė dhe me njė pasqyrim tė rėndėsishėm mediatik. Programi i ndėrhyrjes pėr vitin 2015 nė Shqipėri do tė fokusohet nė rritjen e rolit tė organizatave tė shoqėrisė civile nė lobimin e legjislacionit tė efiēencės sė energjisė si dhe energjive tė rinovueshme. Nėpėrmjet pėrfshirjes sė shumė aktorėve dhe vendimmarrėsve nė kėtė proces, synohet qė jo vetėm tė pėrafrohet legjislacioni pėrkatės mė atė evropian, por njėherėsh tė krijohet edhe terreni i duhur pėr zbatimin e kėtyre standarteve. Akademia e Studimeve Politike, vazhdon prej katėr vitesh tė lehtėsojė dialogun mes ligjvėnėsve dhe aktorėve kryesorė vendimmarrės nė nivel qendror dhe atė vendor mbi ēėshtjet e energjisė.