Rrjeti Alumni i shkollės solidaritet pėr zonat e pėrmbytura

E Hene, 09 Shkurt 2015



Rrjeti i alumnėve tė shkollės iu bashkua thirrjes pėr solidaritet ndaj zonave tė pėrmbytura nė Jug tė vendit. Nė vijim tė inisiativės tė ndėrmarrė nga vetė antarėt e kėtij rrjeti, Akademia e Studimeve Politike u angazhua pėr tė shtrirė mė tej kėtė kėrkesė pėr kontribute dhe pėr tė kooordinuar dorėzimin e ndihmave. Vetėm nė ditėn e parė tė mbledhjes sė kontributeve tė alumnėve, u arrit qė tė sigurohej njė shumė prej 54 mijė lekėsh, e cila nė respekt tė nevojave tė Shtabit tė Emergjencės, u vendos qė tė pėrdorej pėr blerjen e 100 dėngjeve me jonxhe si ushqim pėr bagėtitė e zonave tė pėrmbytura. Ditėn e dielė, mė 8 shkurt, komisioni i alumnėve kreu dhe dorėzimin zyrtar tė ndihmės pranė Prefektit tė Fierit dhe kreut tė Shtabit tė Emergjencave tė kėtij qarku. Prefekti falenderoi rrjetin alumni tė shkollės dhe shprehu kėrkesėn pėr vazhdimin e ndihmave pasi zonat e pėrmbytura do tė vuajnė gjatė pasojat. Mbledhja e kontributeve nga rrjeti alumni dhe organizatat e tjera partnere do tė vazhdojė edhe nė ditet ne vijim. Akademia do tė sigurojė dokumentacionin dhe provat e nevojshme pėr transparencėn dhe dėrgimin nė destinacion tė ndihmave.