Alumnėt e shkollės organizojnė takimin e dytė vjetor

E Premte, 26 Dhjetor 2014



Takimi i dytė vjetor i alumnėve tė Shkollės Shqiptare tė Studimeve Politike u organizua mė 26 Dhjetor 2014.  Mbi 80 ish-pjesėmarrės tė kėtij programi tė viteve 2007 - 2014, si dhe lektorė dhe miq tė tjerė tė shkollės, u mblodhėn sė bashku nė kėtė fundvit pėr tė diskutuar mbi forcimin e rrjetit tė alumnėve. Disa nga pikat kryesore tė diskutuara ishin analizimi i ecurisė pėrgjatė vitit 2014 si dhe prezantimi i inisiativave tė reja pėr tė fuqizuar mė tej rrjetin alumni. Alumnė qė marrin pjesė nė programet rajonale tė organizuar nga ASP dhe shkollat e tjera tė rajonit, ndanė me pjesėmarrėsit eksperiencat e tyre. Njė moment i vecante i ceremonisė ishte dhe pranimi nė kėtė familje tė madhe tė alumnėve i pjesėmarrėsve tė gjeneratės 2014, brezit qė pėrfundoi programin nje vjecar dhe do tė certifikohet se shpejti. Vazhdimi i aktivitetit nė formėn e njė koktejli shėrbeu si njė mundėsi e mirė pėr alumnit e tetė gjeneratave tė ndryshme pėr t’u njohur mė mirė dhe shkėmbyer kontaktet e tyre.