Diplomohet gjenerata 2014 e shkolles

E Enjte, 05 Shkurt 2015



Akademia e Studimeve Politike (ASP) shpėrndau sot nė njė ceremoni zyrtare certifikatat e pėrfundimit tė vitit akademik 2014 pėr pjesemarrėsit e programit tė saj "Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike". Tė 20 studentėt u diplomuan pas pėrfundimit me sukses tė njė periudhe njė vjeēare studimi. Nė praninė e shefit tė Kėshillit tė Europės Z. Marco Leidekker dhe ambasadorit tė Zvicrės Z. Christof Graf, stafi i ASP akordoi diplomat pėr gjeneratėn e tetė tė pjesėmarrėsve tė programit qė synon tė mbledhė bashkė pėr t'u trajnuar nė fushėn e lidershipit dhe demokracisė, udhėheqės nga forca tė ndryshme politike, administrata publike dhe vendore, shoqėria civile dhe mediat.
Z. Leidekker u shpreh nė fjalėn e tij: "Ne e mbėshtesim kėtė kurs jo vetėm pėr formimin tuaj personal, por njėherazi pėr Shqipėrinė dhe tė ardhmen e qytetarėve tė saj. Ne besojmė se ju, secili prej jush, mund tė luajė njė rol nė sigurimin e tė ardhmes evropiane tė Shqipėrisė. Sepse, privilegjet, vijnė bashkė me pėrgjegjėsinė".
Ambasadori i Zvicrės Z. Graf u shpreh: "Prioritet e qeverisė zvicerane nė ndihmėn nė Shqipėri janė decentralizimi dhe demokratizimi i qeverisjes vendore. Shkolla juaj ėshtė njė terren i mirė pėr tė mbėshtetur kėto fusha. Ju inkurajoj qė tė jeni ambiciozė dhe tė angazhuar edhe nė tė ardhmen. Pėrdoreni mundėsinė pėr tė kontribuar nė ndryshimin pozitiv tė vendit tuaj dhe integrimin evropian tė tij".
“Dėshiroj tė shfrytėzoj edhe njėherė rastin pėr tė shprehur falenderimin pėr Kėshillin e Evropės dhe Zyrėn e Bashkėpunimit Zviceran nė Shqipėri. Ju siguroj, se investimi tek dijet dhe zgjerimi i botėkuptimeve tė gjeneratės sė tė rinjve, ėshtė ndihma mė e mirė pėr tė ardhmen e vendit tonė dhe vetė botės qė duam tė ndėrtojmė", tha nė fjalėn e tij Drejtori i Akademisė sė Studimeve Politike, Z. Erjon Tase.
Pas fjalimeve pjesėmarrėsit dėgjuan gjithashtu dy dėshmi nga studentėt e diplomuar. Ngjarja u mbyll me dhėnien e diplomave dhe me njė pritje.