Zhvillohet kursi i parė i shkollės mbi partite politike dhe zgjedhjet

E Hene, 23 Shkurt 2015



Kursi i parė kombėtar i Shkollės Shqiptare sė Studimeve Politike i titulluar “Partitė Politike dhe sistemet zgjedhore”, u zhvillua nė Pogradec nga data 19-22 Shkurt 2015. Ekspertėt dhe lektorėt e ftuar nė kėtė kurs ndanė me pjesėmarrėsit njohuritė dhe eksperiencat mė tė mira nga praktika vendase dhe ajo botėrore. Njė aspekt i rėndėsishėm i kėtij kursi ishte ēėshtja e sistemit zgjedhor dhe reformės elektorale e trajtuar nga eksperti kryesor i kėsaj fushe, z. Kastriot Islami.   Diskutimet me pjesėmarrėsit ishin tė vlefshme pėr tė kuptuar mė mirė problematikėn e zgjedhjeve shqiptare, sidomos nė fokusin e zgjedhjeve tė ardhshme tė 21 qershorit.  Njė debat i drejtpėrdrejtė iu kushtua edhe ēėshtjes sė “Demokracisė sė brendshme partiake”, e trajtuar nga z. Afrim Krasniqi, si njė studies dhe politikan aktiv nė sferėn e sistemit politik shqiptar. Z. Krasniqi ndau me pjesėmarrėsit edhe zbulimet e studimit tė fundit tė tij, mbi situatėn e demokracisė sė brendshme nė partitė shqiptare. Qasja e ofruar ishte ajo e njė trajtimi tė eksperiencave mė tė mira botėrore dhe krahasimit me praktikėn aktualė tė 24 viteve tė fundit nė partitė shqiptare.

Me mjaft interes u ndoqėn modulet e znj. Kristina Wilfore, eksperte e fushatave elektorale me njė eksperiencė tė gjatė punė pranė NDI dhe tashmė edhe drejtuese e kompanisė private “Karakoyun strategies” me qendėr nė Stamboll. Znj. Wilfore trajtoi shembuj tė krijimit tė njė mesazhi politik dhe mėnyrat mė tė mira tė transmetimit tė kėtij mesazhi tek zgjedhėsit. Falė eksperiencės sė saj si ekspertė ndėrkombėtare nė Ukrainė, pjesėmarrėsit u njohėn dhe diskutuan mbi ngjarjet e fundit nė Kiev dhe situatėn e nxehtė nė kėtė rajon. Temat e mbuluara nga ky kurs ishin zgjedhur me kujdes dhe tė vendosura nė njė rend logjik pėr tė plotėsuar dhe mbėshtetur njėra-tjetrėn.