Kursi i dyte i shkolles mbi "Lidershipin dhe angazhimin publik"

E Hene, 20 Prill 2015



Kursi i dytė kombėtar i Shkollės Shqiptare tė Studimeve Politike u zhvillua nė datat 17-19 Prill 2015 nė Gjirokastėr. Tematikat e kėtij kursi “Lidershipi dhe angazhimi politik”, u trajtuan nga ekspertė vendas dhe tė huaj, tė cilėt sollėn eksperiencat mė bashkėkohore nė kėto fusha.  Nėpėrmjet diskutimeve tė hapura pjesėmarrėsit e programit patėn mundėsinė qė tė krijojnė njė vizion tė qartė pėr aspekte tė rėndėsishme tė karrierės sė tyre.
Nė pjesėn e  parė tė kursit, znj. Ina Gjikondi, nga universiteti “George Washington”, SHBA,  trajtoi temėn e lidershipit nė kuadrin e njė ushtrimi gjithėpėrfshirės me synimin pėr tė zhvilluar baza tė reja konceptuale mbi lidershipin demokratik efektiv. Nėpėrmjet ushtrimeve praktike, pjesėmarrėsit punuan pėr pėrmirėsimin e aftėsive tė tyre drejtuese me objektiv fuqizimin e kapaciteteve individuale dhe ato nė ekip.  Ky trajnim 1.5 ditor ėshtė i certifikuar sipas metodologjisė sė universitetit “G. Washington” nė kurset qė zhvillohen nė SHBA pėr punonjėsit qeveritarė.
Moduli i dytė u fokusua tek tema “Angazhimit politik dhe social” si dhe “Krijimi dhe transmetimit i njė mesazhi politik”. Z. Alban Bala, ekspert i PR si dhe themelues i Institutit pėr Marrėdhėnie Publike, transmetoi udhėzime konkrete pėrsa i pėrket teknikave tė komunikimit dhe angazhimit tė qytetarėve nė kauza tė ndryshme politike, biznesi dhe sociale.
Ndėrsa moduli i tretė, u soll nė formėn e njė bashkėbisedimi me z. Mark Marku, studies dhe lektor pranė Universitetit tė Tiranės. Ky takim pati pėr qėllim pėr tė ndarė me pjesėmarrėsit eksperiencėn e kaluar tė zotit Marku si deputet pranė Partisė Demokratike, me fokus mbi “sistemin e elitave dhe karrierėn nė partitė shqiptare”. Eksperienca dhe angazhimi i tij personal nga bota akademike nė politikė ngjalli interes tek pjesėmarrėsit.
Kursi shėrbeu njėherazi edhe si njė mundės e mėtejshme pėr t’u njohur me qytetin e gurtė tė Gjirokastrės, nėpėrmjet vizitave tė organizuara nė kalanė dhe muzeun etnografik tė qytetit.