ASP fushate edukimi per te rinjte per zgjedhjet vendore

E Premte, 08 Maj 2015



Qė prej muajit mars, Akademia e Studimeve Politike, si program i Kėshillit tė Evropės nė Shqipėri, nė bashkėpunim me Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve dhe Ministrinė e Arsimit dhe Sportit, ėshtė duke zbatuar programin pėr edukimin zgjedhor tė tė rinjve pėr zgjedhjet vendore tė 21 Qershorit 2015. Aktualisht, programi po zhvillohet nė tė gjithė vendin me qėllim ndėrgjegjėsimin e rreth 35.000 maturantėve nė tė gjitha shkolla e mesme. Programi konsiston nė zhvillimin e tre orėve tė mėsimit pėr maturantėt mbi rėndėsinė e pjesėmarrjes dhe ushtrimit tė tė drejtės sė votės. Fushata do tė finalizohet me organizmin e njė ushtrimi votimi nė tė gjitha klasat. Nxėnėsit do tė votojnė pėr dy-tre kandidatė tė zgjedhur nga klasa, duke simuluar njė qendėr votimi, marrė rolin e votuesve, komisionerėve dhe vėzhguesve, me qėllim evidentimin e procesit real tė votimit, por edhe evitimin e fenomeneve negative tė delegimit tė votės apo votimit familjar. Zbatimi i programit bazohet mbi eksperiencėn e fituar nga Akademia nė fushatat edukuese tė zgjedhjeve vendore tė vitit 2001 dhe ato tė pėrgjithshme tė vitit 2013 si dhe kapacitetet dhe ekspertizėn e saj.