Komisioni i reformės sė Drejtėsisė mirėpret rekomandimet e shkollės

E Merkure, 13 Maj 2015



Alumnėt dhe pjesėmarrėsit e "Shkollės Shqiptare tė Studimeve Politike" zhvilluan mė 12 Maj 2015, pranė kryesisė sė Kuvendit, njė takim me kryetarin e Komisionit tė Posaēėm Parlamentar “Pėr reformėn nė sistemin e drejtėsisė”, z. Fatmir Xhafaj. Qėllimi i kėtij takimi ishte transmetimi i ideve dhe sugjerimeve tek vendimmarrėsit nė lidhje me kėtė reformė tė rėndėsishme. I ftuar nė kėtė diskutim ishte dhe njė nga emrat elitarė tė Drejtėsisė, Z. Luan Omari, i cili ėshtė anėtar i Grupit Kėshillimor tė komisionit tė reformės si dhe ekspert/vėzhgues i caktuar nga Komisioni i Venecias.   Pas njė pėrshkrimi tė zotit Xhafaj rreth vizionit dhe sfidave me tė cilat pėrballet kjo reformė, pjesėmarrėsit sollėn sugjerimet e tyre, tė cilat u protokolluan nga komisioni dhe do tė bėhen pjesė e materialit analitik i pwrgatitur nw kuadwr tw takimeve me juristwt dhe grupet e tjera tw interesit. Njė tjetėr material i vlefshėm pėr komisionin, u cilėsua dhe Dokumenti Rekomandues mbi Efiēiencėn e Gjyqėsorit, i pėrgatitur nga pjesėmarrėsit e Shkollės tė gjeneratės 2014, nė kuadėr tė programit tė shkollės. Ky dokument, me 16 rekomandime pėrkatėse, iu dorėzua zyrtarisht Z. Xhafaj nga drejtori i Akademisė, Z. Erjon Tase.
Gjithashtu, konstitucionalisti Omari vlerėsoi diskutimin e gjerė mė profesionistėt dhe hapat e deritanishme tė ndjekura nga komisioni parlamentar, njė proces krejt i ndryshėm nga reformat e mėparshme qė kanė rezultuar mė pas jo efikase dhe ndonjėherė edhe tė dėmshme pėr Drejtėsinė. Prof. Omari theksoi qėndrimin e juristėve se tashmė ka ardhur koha qė tė kemi ndryshime nė Kushtetutė pėr tė siguruar reformėn e duhur tė Drejtėsisė. Nė pėrfundim tė takimi, Z. Xhafaj u kėrkoi pėrfaqėsuesve tė shkollės qė tė jenė sėrish aktive me rekomandimet e tyre nė procesin e diskutimit tė Dokumentit Analitik tė komisionit, i cili do tė shpėrndahet nėpėrmjet emailit tek pjesėmarrėsit e takimit. 
Ky takim ishte i pari i ciklit tė debateve tė alumnėve dhe pjesėmarrėsve tė “Shkollės Shqiptare tė Studimeve Politike” pėr vitin 2015. Debatet janė njė takim periodik pėrmujor dhe synojnė tė nxisin njė frymė diskutimesh konstruktive mbi temat e aktualitetit politik dhe shoqėror tė vendit. Duke sjellė nė kėto tryeza debati vendimmarrės tė rėndėsishėm dhe hartues tė politikave publike, krijohet terreni i duhur pėr bashkėpunimin dhe transmetimin e ndėrsjelltė tė ideve tė reja. Nga njėra anė, alumnėt pjesėmarrės tė kėtyre takimeve do tė kenė mundėsinė tė sjellin idetė dhe sugjerimet e tyre pėr hartuesit e politikave tė rėndėsishme, por njėkohėsisht, edhe vetė ata do tė shėrbejnė si pėrēues nga lart-poshtė tė kėtyre ideve tek publiku i gjerė.