Personalitetet ndjekin nga afer programin e Akademise per edukimin e votuesve te rinj

E Premte, 22 Maj 2015



Personalitete tė rėndėsishme vendase dhe diplomatė tė huaj ndoqėn sot nga afėr  ushtrimin e votimit tė maturantėve tė shkollės sė mesme “Arben Broci”, nė Tiranė,  nė kuadėr tė projektit tė Kėshillit tė Evropės pėr edukimin e votuesve tė rinj pėr zgjedhjet e 21 Qershorit. Qėllimi i kėsaj vizite ishte jo vetėm vėzhgimi i procesit, por edhe transmetimi i mesazheve sensibilizuese pėr nxėnėsit dhe tė rinjtė nė pėrgjithėsi mbi rėndėsinė e pjesėmarrjes nė votim si dhe evitimin e fenomeneve negative qė janė shfaqur nė zgjedhjet e kaluara. Drejtori i Akademisė sė Studimeve Politike, z. Erjon Tase, falenderoi nė fjalėn e tij financuesit e kėtij programi Kėshillin e Evropės dhe ambasadėn zvicerane si dhe Ministrinė e Arsimit e Sportit dhe Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve pėr bashkėpunimin e afruar. “Sot, po finalizojmė programin e edukimin dhe ushtrimit praktik tė votimit pėr 35 mijė maturantė nė tė gjithė vendin. Shpresojmė, qė ndėrgjegjėsimi pėr zgjedhjet dhe evitimi i fenomeneve negative tė shitjes sė votės apo delegimit tė saj, tė ketė mbėrritur nėpėrmjet nxėnėsve tek ēdo familje edhe nė zonat mė tė largėta”.  Ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj. Lindita Nikolla, nėnvizoi nė fjalėn e saj rėndėsinė e edukimit dhe ndėrgjegjėsimit tė maturantėve qė votojnė pėr herė tė parė nė kėto zgjedhje.“Ėshtė njė mundėsi e vyer qė shkolla t’i qaset formimeve dhe shprehive qė kanė tė bėjnė me votimin pėr herė tė parė, pėr tė pasur nė Shqipėri realisht njė votė tė lirė, tė fshehtė dhe qė u shtrohet nė mėnyrė tė pėrgjegjshme dhe nė liri tė plotė”, tha Nikolla. “Ėshtė shumė e rėndėsishme qė shkollėn ta afrojmė me proceseve tė tilla qė edukojnė qytetarė tė njė demokracie evropiane”.
Kryetarja e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, znj. Lefterije Luzi (Lleshi), theksoi rėndėsinė e respektimit tė votės sė fshehtė dhe evitimin e delegimit tė votės nga tė rinjtė. “Votuesit e rinj janė prioriteti i edukimit tonė, pasi ata do ta ushtrojnė kėtė tė drejtė pėr herė tė parė dhe duhet tė kenė informacion tė bollshėm nė lidhje me votėn. Ju ftoj qė tė votoni pėr kandidatin mė tė mirė, qė plotėson mė mirė interesat dhe pritshmėritė tuaja dhe duke evituar fenomenet negative gjatė votimit. Sė bashku me ju, mund t’i realizojmė edhe kėto zgjedhje tė lira dhe me standartet mė tė mira ndėrkombėtare”.  Kreu i Delegacionit tė Bashkimit Evropian nė Tiranė, znj. Romana Vlahutin, u shpreh e entuziasmuar nga interesimi i nxėnėsve pėr procesin e zgjedhjeve. “Nuk duhet tė harroni se vetėm disa dekada mė parė, e drejta e votės iu mohohej njė pjese tė mirė tė shoqėrisė edhe nė disa vende tė Evropės Perėndimore. Ju sot e keni fituar kėtė tė drejtė pėr tė votuar dhe mos ngurroni ta shfrytėzoni pėr kandidatin e duhur, sepse kėta kandidatė do tė jenė njerėzit qė do tė vendosin pėr shėrbimet dhe zhvillimin e vendit tuaj”.  Ambasadorja e Hollandės nė vendin tonė, znj. Dewi Van De Weerd, e vendosi theksin tek programet e kandidatėve qė u ofrohen tė rinjve. “Mos hezitoni qė tė votoni, por njėkohėsisht duhet tė jeni aktiv dhe t’iu kėrkoni kandidatėve tė qytetit tuaj qė tė pėrfshijnė nė programet e tyre sa mė shumė projekte pėr tė rinjtė dhe pėr zhvillimin e ambjenteve kulturore dhe rekreative, nė mėnyrė qė qyteti juaj tė zhvillohet sa mė mirė dhe tė bėhet i jetueshėm pėr tė gjithė moshat”. Pėrfaqėsuesja e ambasadės zvicerane nė Tiranė, znj. Debora Kern, si njė nga kontribuesit financiarė tė programit, nėnvizoi rėndėsinė qė i jep vend i saj organizimit tė referendumeve dhe zgjedhjeve tė lira pėr shumė ēėshtje tė prekshme pėr qytetarėt. “Kėto janė zgjedhje vendore dhe shpresoj qė tė gjithė ju tė mos mungoni nė 21 Qershor nė qendrėn e votimit pėr tė thėnė fjalėn tuaj pėr drejtuesit e qytetit tuaj. Ēdo votė ėshtė e rėndėsishme dhe mos hezitoni ta shfrytėzoni kėtė mundėsi”.
Mė pas, tė ftuarit ndoqėn simulimin e njė procesi votimi nė ambjentet e shkollės. Nxėnėsit votuan pėr tre kandidatė nga vetė klasat e tyre dhe morėn role pėrkatėse si komisioner, vėzhgues etj. Nėpėrmjet kėtij ushtrimi synohet praktimi i tyre me procedurėn e votimit duke evituar ngatėrresat apo kėshillimin e tyre tė gabuar ditėn e zgjedhjeve, momente tė cilat sjellin pavlefshmėrinė e votės sė tyre apo edhe konflikte mes komisionerėve tė forcave tė ndryshme politike.