Zhvillohet kursi i trete i shkolles - Shqiperia dhe integrimi evropian

E Hene, 01 Qershor 2015



Kursi i tretė kombėtar i Shkollės Shqiptare tė Studimeve Politike u zhvillua nė Durrės nga datat 29-31 Maj 2015. Tematika "Shqipėria dhe integrimi evropian" u trajtua nė disa kėndvėshtrime nga lektorė dhe ekspertė tė mirenjohur si kryetarja e komisionit parlamentar te Integrimit, znj. Majlinda Bregu; zv.ministri i Integrimit z. Gentian Elezi; themeluesi i Lėvizjes 'Vetėvendosja" nė Kosove, z. Albin Kurti; presidenti i UET, z. Adrian Civici si dhe studiuesi dhe drejtori i Shkollės sė Studimeve Politike turke, z. Hakan Altinay.

Modulet me znj. Bregu si dhe zv.ministrin z. Elezi, prezantuan rrugėn e Shqipėrisė drejt BE-sė dhe mekanizmin e para-aderimit, sė bashku me kushtet pėr tė hapur negociatat me Bashkimin Evropian.
Ndėrkohė, z. Kurti solli nė kėtė kurs njė vėshtrim tė ndryshėm pėr integrimin evropian tė vendit tonė dhe Kosovės. Pjesėmarrėsit patėn mundėsinė tė diskutojnė me z.Kurti mbi qėndrimet e tij, qė e shikojnė pėrmes njė syri kritik rrugėtimin e deritanishėm drejt Evropės tė elitave tona politike. Me mjaft interes u ndoq edhe njė rrėfim personal i z.Kurti mbi angazhimin e tij si njė qytetar aktiv dhe mė pas pėrfshirjen ne jetėn politike tė Kosovės.
Prezantimi i ekspertit tė ekonomisė, z. Adrian Civici, u fokusua tek nevoja pėr njė model tė ri zhvillimi ekonomik qė duhet tė ndjekė vendi ynė pėr tė patur njė ekonomi konkurruese me ekonomitė e vendeve tė tjera tė bashkimit. Tashmė ka ardhur moment qė kėsaj pikėpyetjeje t’i jepet njė pėrgjigje e qartė jo vetėm nga politika, por edhe nga ekspertėt dhe tė gjitha grupet e interesit.

Ndėrkohė, studiuesi turk i "Brookings Institution", z. Hakan Altinay, u ftua nė kėtė kurs pėr tė trajtuar temėn e ndėrvarėsisė sė qytetėrimeve nė njė realitet evropian dhe global. Nė pjesėn e dytė tė modulit tė tij, z.Altinay ndau me pjesėmarrėsit eksperiencėn e Turqisė nė rrugėtimin e saj drejt BE, por edhe zhvillimet e fundit nė politikėn dhe shoqėrinė turke.
Vizita e z.Hakan u krye gjithashtu edhe si drejtuesi i shkollės politike turke, nė kuadėr tė bashkėpunimit tė shkollave politike tė Kėshillit tė Evropės.