Shkolla diskutim me kandidatin Gjergj Bojaxhi

E Premte, 12 Qershor 2015



Pjesėmarrėsit dhe alumnėt e “Shkollės Shqiptare tė Studimeve Politike” zhvilluan mė 11 Qershor 2015 njė diskutim tė hapur me kandidatin e pavarur pėr bashkinė e Tiranės, z. Gjergj Bojaxhi. Debati u fokusua tek vizioni dhe programi i njė kandidati qė ėshtė propozuar nga qytetarėt dhe pėrbėn njė risi nė mėnyrėn se si zhvillohen fushatat elektorale. Gjithashtu, pjesėmarrėsit e shkollės, tė cilėt vijnė nga formime dhe karriera tė ndryshme profesionale, sollėn sugjerimet dhe idetė e tyre mbi zhvillimin e ardhshėm tė Tiranės.

Duke iu pėrgjigjur interesit tė pjesėmarrėsve, z. Bojaxhi pranoi synimin e grupimit tė qytetarėve, tė cilėt ai pėrfaqėson, pėr tė vazhduar aktivizimin e mėtejshėm edhe pas zgjedhjeve tė 21 qershorit nė formatin e njė lėvizje tė organizuar qytetare dhe politike. Ai u shpreh se do tė jenė vetė qytetarėt qė do vendosin pėr tė ardhmen e grupimit nėpėrmjet mbėshtetjes qė do japin nė kėto zgjedhje dhe aktivizimit tė tyre tė mėtejshėm.

Njė risi pozitive ėshtė vlerėsuar mėnyra e organizimit tė fushatės elektorale nėpėrmjet transparencės sė pėrjavshme tė financimeve dhe kostove tė kėsaj fushate. Nė pėrfundim tė debatit, z. Bojaxhi vlerėsoi nivelin e diskutimit dhe sugjerimet e dhėna nga pjesėmarrėsit nė takim.

Diskutimi u organizua nga Akademia e Studimeve Politike nė kuadėr tė ciklit tė debateve tė alumnėve dhe pjesėmarrėsve tė programit tė saj tė “Shkollės Shqiptare tė Studimeve Politike”. Nė muajin Qershor, i cili pėrkon edhe me fushatėn elektorale, ėshtė menduar qė alumnėt tė zhvillojnė takime me kandidatėt kryesor tė bashkisė sė Tiranės, me qėllim transmetimin e ideve dhe sugjerimeve tė tyre si dhe nxitjen e njė fryme diskutimesh konstruktive mbi temat e aktualitetit politik dhe shoqėror tė vendit.