Hapet thirrja pėr aplikime nė Shkollėn e Studimeve Politike 2017

E Hene, 17 Tetor 2016



Akademia e Studimeve Politike shpall thirrjen pėr aplikime pėr pjesėmarrėsit e rinj tė programit "Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike". Kandidatėt janė tė mirėpritur qė tė ndjekin udhėzimet e mėposhtme pėr tė plotėsuar dokumentet e nevojshme dhe dorėzuar aplikimin e tyre brenda datės 18 Nėntor 2016, ora 14.00, nė adresėn e Akademisė.

Programi
Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike ėshtė njė program i Kėshillit tė Evropės, me bashkėfinancim nga Agjencia Zvicerane pėr Bashkėpunim dhe Zhvillim, i konceptuar si njė instrument i cili mund tė ndihmojė liderėt e rinj nė sektorėt politikė, administrativė, ligjorė, ekonomikė dhe socialė, me qėllim rritjen e ekspertizės profesionale, hartimin e politikave publike dhe nxitjen e pjesėmarrjes nė proēeset e rėndėsishme reformuese. Nėpėrmjet dialogut dhe mėsimit interaktiv, Shkolla do tė trajtojė njė gamė tė gjerė tė sfidave nė shoqėritė tona, si edhe do tė ndihmojė nė krijimin e lidhjeve mes brezave tė rinj tė liderėve nė vendet e tyre si dhe jashtė kufijve. Nė pėrfundim tė programit pjesėmarrėsit do tė pajisen me njė ēertifikatė tė nėnshkruar nga Sekretari i Pėrgjithshėm i Kėshillit tė Evropės dhe Akademia e Studimeve Politike. Programi do tė ketė njė kohėzgjatje nga Janari - Nėntor 2017.
 
Profili i pjesėmarrėsve
Anėtarė tė angazhuar tė forcave politike, zyrtarė tė institucioneve qendrore dhe lokale, tė zgjedhurit e kėshillave tė Bashkive, pėrfaqėsues nga biznesi, media, organizatat joqeveritare. Mosha e lejuar e pjesėmarrėsve deri nė 40 vjeē. Shkolla synon njė balancim gjinor tė pjesėmarrėsve si dhe njė pėrfaqėsim tė barabartė tė minoriteteve etnike dhe fetare nėse ata plotėsojnė kriteret e tjera.

Kriteret e pranimit
Kandidati qė kėrkon tė ndjekė programin "Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike" duhet tė pėrmbushė kriteret e mėposhtme:

  •     Pėrparėsi do t’u jepet atyre qė zotėrojnė njė diplomė universitare tė lėshuar nga njė universitet brenda ose jashtė vendit.
  •     Tė zotėrojė gjuhėn angleze. Zotėrimi nė nivel tė mirė i kėtyre gjuhėve kėrkohet pasi disa module do tė zhvillohen nė kėtė gjuhė. Pėrbėn avantazh zotėrimi edhe i njė gjuhe tjetėr perėndimore.
  •     Tė shprehė qartė motivimin e pjesėmarrjes nė programin "Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike" dhe interesat e angazhimit politik apo qytetar pėr tė zbatuar njohuritė e fituara nė program.
  •     Mosha e kandidatit duhet tė jetė deri nė 40 vjeē.
  •     Kandidati preferohet tė jetė nė njė pozicion aktiv publik dėshmuar nė angazhime profesionale, ēėshtje me interes shoqėror etj.
  •     Tė jetė i rekomanduar nga dy persona, tė cilėt i njohin aftėsitė akademike, profesionale, kėrkimore dhe personale tė kandidatit.

Dokumentacioni i pranimit:

    -Formular i plotėsuar i kėrkesės
    -Fotokopje tė diplomės dhe kurseve tė tjera formuese.
    -Dy letra rekomandimi, secila e mbyllur nė zarf dhe e firmosur nga rekomanduesi
    -1 (njė) fotografi me format pasaporte.

Personat e interesuar janė tė lutur tė shkarkojnė formularin e kėrkesės dhe tė letrės sė rekomandimit nė linket qė ndodhen nė fund tė kėtij njoftimi. Shkolla ka njė tarifė regjistrimi prej 200 Euro (vetėm pėr tė pėrzgjedhurit). Afati pėrfundimtar pėr dorėzimin e aplikimeve ėshtė data 18 Nėntor 2016, ora 14:00.

Dorėzimi i aplikimeve duhet tė bėhet nė njė zarf tė mbyllur pranė zyrave tė Akademisė sė Studimeve Politike:
Rruga "Donika Kastrioti", Nr. 3. Qendra Kotoni, Kati i katėrt; Tel: 04 2272173, 04 4504788; E-mail: info@asp.al ; Internet: www.shkollapolitike.asp.al

Shkarko formatin e aplikimit dhe modelin e leter rekomandimit