Njoftim pėr aplikantėt e rinj tė Shkollės

E Merkure, 25 Nentor 2015



Thirrja pėr aplikime tė reja pėr pjesėmarrėsit e programit "Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike - 2015" ėshtė mbyllur prej datės 16 Nėntor. Duke falenderuar kandidatėt e shumtė qė kanė dorėzuar aplikimin e tyre, dėshirojmė t’iu njoftojmė se procesi i seleksionimit pėr fazėn e intervistimit do tė kryhet nė ditėt nė vazhdim. Aplikantėt do tė njoftohen brenda dates 4 dhjetor 2014 pėr caktimin e datave tė intervistimit.

Dėshirojmė t'iu rikujtojmė procedurėn e seleksionit tė aplikantėve si mė poshtė vijon:

a. Pranimi i dokumentacionit   Dokumentet pėr konkurrim pranohen brenda datės sė parashikuar nė thirrjen pėr aplikime.Tė gjitha dokumentet pėr konkurrim duhen dorėzuar pranė Zyrės sė Akademisė sė Studimeve Politike brenda afatit tė pėrcaktuar.

b. Procedura e pėrzgjedhjes sė kandidatėve dhe e komunikimit tė vendimit

Faza e parė: Vlerėsimi i aplikimeve tė kandidatėve
Anėtarėt e Bordit tė “Akademisė sė  Studimeve Politike” shqyrtojnė aplikimet e kandidatėve. Kandidatė tė pėrshtatshėm do tė jenė ata qė kanė treguesit mė tė lartė sipas kritereve tė pranimit. Do tė njoftohen vetem kandidatėt e pėrzgjedhur pėr intervistė.

Faza e dytė: Intervistimi i kandidatėve
Kandidatėt e pėrzgjedhur si tė pėrshatshėm i nėnshtrohen njė testi me shkrim dhe njė interviste me anėtarė tė kėtij bordi, donatorėve dhe pėrfaqėsuesve tė rrjetit alumni. Intervista zhvillohet nė gjuhėn angleze dhe/ose franceze. Komisioni i vlerėson kandidatėt nė bazė tė kritereve tė caktuara tė kėsaj faze.

Faza e tretė:  Pėrzgjedhja e kandidatėve fitues
Bazuar nė rezultatet e dy vlerėsimeve, Bordi i Shkollės sė Politikės pėrzgjedh  kandidatėt fitues. Fitues shpallen kandidatėt qė kanė fituar numrin mė tė madh tė pikėve nė rend zbritės deri nė plotėsimin e numrit tė parashikuar tė pjesėmarrėsve.

Faza e katėrt:  Komunikimi i vendimit
Nė kėtė fazė shkolla lajmėron me email secilin kandidat pėr pranimin ose mospranimin e tij/saj.