Reforma e Drejtėsisė nė fokusin e Shkollės

E Premte, 05 Shkurt 2016



Seminari i parė i Shkollės sė Studimeve Politike tė vitit akademik 2016 u zhvillua mė 5 shkurt, nė Tiranė, me temė “Reforma nė Drejtėsi – Sfidat dhe hapat e mėtejshėm”. Z. Fatmir Xhafaj, kryetari i Komisionit tė Posaēėm Parlamentar, prezantoi vizionin dhe sfidat me tė cilat pėrballet ky proces i rėndėsishėm si dhe hapat e mėtejshėm drejt zbatimit tė ndryshimeve kushtetuese dhe pėrmbushjes sė rekomandimeve tė Komisionit tė Venecias.

Disa nga pikat mė me interes pėr pjesėmarrėsit ishin mėnyra e vlerėsimit tė mbi 800 gjyqtarėve dhe prokurorėve qė bėjnė pjesė sot nė kėtė sistem; kuadri ligjor pėr zbatimin e kėtyre masave antikorrupsion; veprimtaria e inspektorėve ndėrkombėtarė nė procesin e vlerėsimit si dhe debati mbi rreziqet e kontrollit politik dhe atij tė sistemit tė korporatizmit, qė ekziston brenda rradhėve tė gjyqėsorit. 
Z.Xhafaj pėrsėriti ftesėn ndaj gjeneratės sė re tė Shkollės pėr tė qėnė pjesė e grupeve tė interesit qė ofrojnė rekomandime dhe ekspertizė ndaj dokumentave tė prodhuara nga komisioni parlamentar dhe ekspertėt e nivelit tė lartė pranė tij. Prej rreth njė viti, rrjeti alumni i Shkollės ėshtė bėrė pjesė e procesit tė diskutimit dhe vazhdon tė ofrojė rekomandime pėrkatėse nė lidhje me reformėn nė sistemin e Drejtėsisė.