Zhvillohet kursi i parė i shkollės mbi partite politike dhe zgjedhjet

E Hene, 22 Shkurt 2016



Kursi i parė kombėtar i Shkollės Shqiptare sė Studimeve Politike i titulluar “Organizimi politik dhe sistemet zgjedhore”, u zhvillua nė Pogradec nga data 19-21 Shkurt 2016. Ekspertėt e ftuar nė kėtė kurs ndanė me pjesėmarrėsit njohuritė dhe eksperiencat mė tė mira nga praktika vendase dhe ajo botėrore.  

Historiku i sistemeve zgjedhore dhe reforma e pritshme elektorale u trajtuan nė kurs nga bashkėkryetari i komisionit parlamentar tė reformės, z. Oerd Bylykbashi. Pjesėmarrėsit patėn mundėsinė qė tė diskutojnė me z.Bylykbashi dhe ndajnė mendimet e tyre mbi njė tjetėr ēėshtje tė rėndėsishme, "Dekriminalizimin e politikės shqiptare".  

Njė vėshtrim kritik mbi historikun e “Demokracisė sė brendshme partiake”, u trajtua nga z. Afrim Krasniqi, jo vetėm si njė studies, por edhe protagonist aktiv nė zhvillimet politike tė 25 viteve tė fundit. Z. Krasniqi ndau me pjesėmarrėsit edhe zbulimet e studimit tė fundit tė tij mbi situatėn e demokracisė sė brendshme nė partitė shqiptare. Qasja e ofruar ishte ajo e njė trajtimi tė eksperiencave mė tė mira botėrore dhe krahasimit me praktikėn aktuale nė partitė shqiptare.  

Profesori i komunikimit John Parrish-Sprowl, nga Indiana University School of Liberal Arts - SHBA, trajtoi nė kėtė kurs temėn e "Komunikimit politik dhe organizimin e fushatave", mbėshtetur mbi njė eksperiencė 39 vjeēare dhe studimesh tė shumta. Me mjaft interes dhe vlera ishte dhe trajnimi i tij mbi "Fjalimin Publik", ku pjesemarrėsit patėn mundėsinė qė tė zhvillojnė mė tej kėtė aftėsi mjaft tė rėndėsishme pėr prezantimin dhe karrierėn e tyre. Temat e mbuluara nga ky kurs ishin zgjedhur me kujdes dhe tė vendosura nė njė rend logjik pėr tė plotėsuar dhe mbėshtetur njėra-tjetrėn.