ASP e angazhuar pėr reformėn zgjedhore

E Premte, 18 Mars 2016



Akademia e Studimeve Politike synon tė jetė pjesė e ekspertizės profesionale nė procesin e reformės sė pritshme zgjedhore. Ky angazhim u bė i ditur gjatė seminarit tė organizuar sot nė Tiranė nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Qendra pėr Perspektivė Evropiane (CEP). Pėrfaqėsues tė partive politike, ekspertė tė zgjedhjeve, pėrfaqėsues tė organizatave qė kanė monitoruar dhe raportuar pėr proceset zgjedhore, pėrmes diskutimeve tė tyre dhanė ide dhe propozime pėr gjetjen e mekanizmave pėr forcimin e pavarėsisė sė administratės zgjedhore.

ASP ishte prezente nė kėtė aktivitet si njė nga organizatat qė kontribuon nė vazhdimėsi pėr edukimin e zgjedhėsve tė rinj nė fushatat zgjedhore nė Shqipėri. Drejtori  i Akademisė, z. Erjon Tase, solli nė vėmendje eksperiencėn pozitive tė ndjekur nga komisioni parlamentar pėr Reformėn nė Drejtėsi, si njė shembull konkret se si mund tė pėrshihen ekspertėt dhe grupet e interesit nė reformėn zgjedhore. Bashkėkryetari i Komisionit tė Parlamentar pėr Reformėn Zgjedhore, z. Oerd Bylykbashi, i pranishėm nė kėtė aktivitet, e mirėpriti kėtė propozim dhe u zotua se komisioni do tė tentojė tė gjitha mjetet e mundshme pėr tė siguruar transparencėn dhe gjithėpėrshirjen e ekspertėve gjatė punimeve tė tij. 

Njė tjetėr diskutim i rėndėsishėm gjatė aktivitetit ishte dhe propozimi pėr edukimin dhe trajnimin e komisionerėve zgjedhorė nga njė Qendėr Trajnimesh, si mėnyra mė efikase pėr ushtrimin e detyrės nė zbatim korrekt tė ligjit, larg ndikimeve politike. Funksionimi dhe suksesi i kėsaj nisme ėshtė i lidhur me ndryshimet e nevojshme ligjore nė kodin e ri zgjedhor pėr rekrutimin e detyrueshėm tė komisionerėve nga partitė politike vetėm nga njė regjistėr i certifikuar nga Qendra e Trajnimeve.

Kryetarja e KQZ, znj. Lefterije Luzi, u zotua gjithashtu se do t’i ofrojė Komisionit tė Reformės Zgjedhore, ekspertizėn teknike jo vetėm, si rezultat i eksperiencės institucionale, por edhe atė ēka u pėrfitua nga eksperiencat mė tė mira tė ndara pėrgjatė kėtij seminari, pėrfshirė idetė e shoqėrisė civile dhe ekspertėve tė huaj zgjedhorė.