Diskutim me drejtoreshėn e Kėshillit tė Evropės

E Marte, 03 Maj 2016



Me rastin e vizitės nė Tiranė, znj. Claudia Luciani, drejtoreshė e Qeverisjes Demokratike pranė Kėshillit tė Evropės, zhvilloi njė takim me alumnit dhe pjesėmarrėsit e Shkollės. Debati u fokusua mbi temėn "Mbrojtja e demokracisė edhe nėn kėrcėnimet e reja tė sigurisė", si njė nga debatet mė tė rėndėsishme tė momentit pėr tė ardhmen e Evropės. Gjithashtu, znj. Luciani u ndal edhe tek raporti i fundit i Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Kėshillit tė Evropės mbi monitorimin e vendin tonė, duke trajtuar vlerėsimet dhe problematikėn qė vihet re nė demokracinė dhe respektimin e tė drejtave tė njeriut.
Znj. Luciani, vlerėsoi nivelin e lartė tė diskutimit dhe inkurajoi pjesėmarrėsit qė tė vazhdojnė angazhimin e tyre nė reformat e rėndėsishme nė vend. Takime tė tilla me alumnit u shėrbejnė personaliteteve tė huaja pėr tė njohur opinione profesionale dhe tė balancuara mbi zhvillimet e vendit.