Mbėshtetje pėr kėrkimet e alumnėve tė Shkollės mbi politikat nė nivel vendor

E Enjte, 01 Shtator 2016



Akademia e Studimeve Politike (ASP) nė bashkėpunim me Fondacionin Shoqėria e Hapur pėr Shqipėrinė (OSFA), po zbatojnė njė cikėl aktivitetesh kėrkimore dhe advokuese me synim pėrmirėsimin e politikave nė nivel vendor. Ky program synon zhvillimin e mėtejshėm tė angazhimit qytetar dhe profesional tė antarėve tė rrjetit tė alumnėve (ish-pjesėmarrėsve) – rreth 250 pjesėmarrės tė nėntė gjeneratave – pėrfaqėsues tė partive politike, shėrbimit publik, shoqėrisė civile, botės akademike dhe medias, tė cilėt veprojnė si promotorė tė ndryshimit dhe tė zbatimit tė reformave tė rėndėsishme integruese nė vend.
Synimi kryesor i programit ėshtė mbėshtetja e ideve qė janė inovative dhe tregojnė pėrkushtim pėr angazhimin ose mobilizimin e qytetarėve, ofrojnė strategji kreative dhe efektive pėr pėrdorimin e metodave alternative tė nxitjes sė mobilizimit qytetar, pėrdorimin e mediave sociale, etj. Pas njė procesi tė hapur aplikimi nė muajin Maj 2016, u pėrzgjodhėn gjashtė propozimet mė tė mira tė alumnėve, tė cilėt pėrfituan trajnimet pėrkatėse mbi teknikat e kėrkimit dhe advokimit si dhe po mbėshteten financiarisht nė aktivitetet e tyre kėrkimore dhe advokuese.

Mė konkretisht, punimet janė fokusuar nė kėto ēėshtje:

  • “Transferimi dhe pėrdorimi i pronės shtetėrore nga njėsitė e reja tėqeverisjes vendore – sfidat dhe perspektivat”– Bashkia Tiranė;
  • “Pėrfshirje sociale pėr kategorinė ’ish- tė dėnuar‘ dhe ’tė dėnuar nė shėrbim prove‘ me qėllim ri-integrimin e qėndrueshėm tė tyre nė komunitet”– Bashkia Korēė;
  • “Identifikimi dhe parandalimi i korrupsionit nė nivel vendor”– Bashkia Kamėz;
  • “Situata e respektimit tė standarteve tė aksesueshėrisė sė personave me aftėsi tė kufizuar nė investimeve e reja publike” - Bashkia Tiranė;
  • “Rritja e pėrfaqėsimit tė komuniteteve bregdetare mbi shfrytėzimin e hapėsirave publike”– Bashkia Vlorė dhe Himarė;
  • “Informim mbi angazhimin e Kėshillit Bashkiak Shkodėr” – Bashkia Shkodėr. 
Rezultatet e kėtyre punimeve kėrkimore do tė bėhen publike gjatė muajit Tetor – Nėntor 2016 duke synuar advokimin dhe bashkėpunimin me aktorė tė tjerė, me qėllim pėrmirėsimin e kėtyre ēėshtjeve tė rėndėsishme.