Vlerėsime pėr edukimin e votuesve tė rinj dhe aplikacionin e zgjedhjeve

E Premte, 13 Tetor 2017



Akademia e Studimeve Politike pėrfundoi me sukses dhe mori vlerėsimet maksimale nga Kėshilli i Evropės dhe bashkėpunėtorėt e tjerė pėr pėrfundimin me sukses tė programit tė edukimit tė votuesve pėr herė tė parė nė zgjedhjet parlamentare tė 25 qershorit 2017. Gjithashtu, raporti mė i fundit i OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet pėrfshiu njė rekomandim mbi pėrmirėsimin e ndėrgjegjėsimit tė votuesve nė zgjedhjet e ardhshme nė vendin tonė. Falė programit tė edukimit, mbi 35,000 maturantė dhe votues pėr herė tė parė nė tė gjitha shkollat e mesme publike tė vendit u informuan mbi proēesin e zgjedhjeve dhe praktikuan procedurat e votimit. Ata morėn pjesė nė simulime dhe zgjedhje tė inskenuara me qėllim qė tė familiarizoheshin me hapat e duhur tė votimit dhe si tė shmangnin gabimet nė qendrat e votimit.
Pjesė e programit ishte edhe lanēimi i “Voto2017” – njė aplikacion celulari i zhvilluar pėr Android dhe iPhones, i cili u vendos nė dispozicion tė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve. Aplikacioni u instalua dhe pėrdor nga mbi 18,500 votues gjatė zgjedhjeve tė Qershorit 2017. “Voto2017” ndihmoi pėrdoruesit tė gjejnė qendrat e votimit, tė kontrollojnė qendrėn e votimit, dhe tė informohen nė kohė reale mbi proēesin e numėrimit tė votave dhe rezultatet e votimit. Aplikacioni krijoi gjithashtu mundėsinė qė votuesit tė raportonin nė kohė reale pėrmbes imazheve dhe videove dhe duke ruajtur identitetin e tyre, rastet e abuzimit me votėn apo shitjen dhe blerjen e saj.

Programi u zbatua nga Akademia e Studimeve Politike (ASP) nė bashkėpunim me Ministrinė e Arsimit dhe Sportit dhe Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve. Programi u bė i mundur falė kontributit tė Agjensisė Zvicerane pėr Zhvillim dhe Bashkėpunim (SDC) dhe Kėshillit tė Evropės.   Mė tepėr mbi fushatėn mund tė gjeni:
  Kronika TV:



Media e shkruar dhe online:


Faqet zyrtare:

https://www.coe.int/en/web/electoral-assistance/-/awareness-raising-campaign-for-first-time-voters-and-support-for-application-software-ahead-of-parliamentary-elections-in-albania

https://www.eda.admin.ch/countries/albania/sq/home/aktualitete/lajmet.html/content/countries/albania/sq/meta/news/embassy/2017/fushate-informuese-dhe-aplikacion-celulari-per-votuesit-e-heres-

http://www.cec.org.al/sq-al/Njoftime/deklarata-shtypi/ID/706/Njoftim-per-shtyp-14062017