Akademia prezanton rekomandimet mbi edukimin e votuesve ne prag te reformes zgjedhore

E Enjte, 02 Nentor 2017



Akademia e Studimeve Politike prezantoi rekomandimet e saj nė konferencėn e zhvilluar nė Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve, me qėllim percaktimin e hapave kryesore qė duhet tė ndėrmerren nė kontekstin e njė reforme tė ardhshme zgjedhore.

Gjetjet e zbatimit tė programit tė edukimit tė votuesve tė rinj si dhe rezultatet nga ndėrtimi pėr herė tė parė i aplikacionit pėr telefonat smartphone "Voto 2017", u ndanė me pėrfaqėsues tė lartė tė KQZ, Kėshillit tė Evropės, OSBE/ODIHR, Komisionit tė Venecias, deputetėt antarė tė komisionit ad-hoc tė reformės zgjedhore, pėrfaqėsues nga partitė politike, shoqėria civile, ekspertė pėr ēėshtjet zgjedhore dhe organizata ndėrkombėtare.

Disa nga rekomandimet kryesore ishin:

  • Edukimi i vazhdueshėm pėr votuesit, dhe vecanėrisht grupet vulnerabėl, pėr tė rritur besimin tek vota dhe ndėrgjegjėsuar ndaj problematikės tė shit-blerjes sė votės;
  • Ngritja e Qendrės sė Trajnimit pranė KQZ si domosdoshmėri pėr tė rritur profesionalizmin e trupės zgjedhore. Rregullime ligjore pėr tė kthyer certifikimin nga kjo qendėr si kusht pėr tė qėnė komisioner nė zgjedhje;
  • Rregullime tė nevojshme nė Kodin Zgjedhor dhe legjislacion pėr tė pėrcaktuar mė qartė institucionet tė cilat duhet tė ndjekin ankesat pėr shkeljen e sė drejtės sė votimit dhe abuzimet me votėn;
  • Pėrdorimi i teknologjisė, nėn shembullin e aplikacionit pėr telefonat smartphone, pėr tė rritur informimin si dhe ofruar njė mundėsi tė mėtejshme pėr tė raportuar presionet dhe abuzimet me votėn.
Kėto rekomandime synojnė tė pėrfshihen nė veprimtarinė e komisionit ad-hoc tė reformės zgjedhore, bazuar edhe mbi raportet monitoruese tė OSBE/ODIHR dhe Ansamblese Parlamentare tė Kėshillit tė Evropės. Pėrfaqėsuesit e KQZ dhe Kėshilli tė Evropės falenderuan nė fjalėn e tyre dhe vlerėsuan punėn e bėrė nga Akademia pėr zbatimin e programit tė edukimit nė zgjedhjet e 25 qershorit 2017.