Nis zbatimi i “Programit i Akademisė sė Lidershipit”

E Merkure, 31 Janar 2018



Akademia e Studimeve Politike nisi zbatimin e “Programi i Akademisė sė Lidershipit” (PAL), program i Qendrės sė Ekspertizės pranė Kėshillit tė Evropės, me fokus rritjen e kapaciteteve drejtuese dhe menaxhuese tė drejtuesve tė lartė tė administratės publike dhe vendore. Zbatimi i projektit synon tė pėrshtasė kurrikulėn e PAL nė kontekstin shqiptar dhe tė ndihmojė nė akreditimin e tij nga Shkolla Shqiptare e Administratės Publike (ASPA), me qėllim pėrfshirjen e tij nė trajnimet e trupės sė lartė drejtuese tė administratės publike dhe vendore.

Njė grup ekspertėsh vendas, tė pėrzgjedhur nga rrjeti i lektorėve dhe alumnėve tė Akademisė dhe ASPA, po punojnė gjithashtu nėn mbikqyrjen e njė eksperteje ndėrkombėtare pėr t’u certifikuar nga Kėshilli i Evropės si trajnerėt e ardhshėm tė PAL nė Shqipėri. Kjo ndėrhyrje realizohet falė projektit “Fuqizimi i Strukturave tė Qeverisjes Vendore nė Shqipėri”, tė financuar nga Agjencia Zvicerane pėr Zhvillim dhe Bashkėpunim (SDC).

Nė vijim tė pėrgatitjes sė kurrikulės, ėshtė parashikuar qė “Programi i Akademisė sė Lidershipit” tė pilotohet pėr herė tė parė me njė cikėl drejtuar autoriteteve tė larta tė pushtetit vendor (kryetarėve, nėnkryetarėve, drejtorėve tė pėrgjithshėm), tė cilėt do t’i nėnshtrohen njė trajnimi nė tre faza me synim zhvillimin e lidershipit pėr organizatat, lidershipit pėr strategjinė dhe lidershipin pėr ngritjen e kapaciteteve bazuar nė 12 parimet e mirėqeverisjes tė Kėshillit tė Evropės. Nė pėrfundim tė trajnimit, pjesėmarrėsit do tė certifikohen nga Kėshilli i Evropės dhe Shkolla Shqiptare e Administratės Publike, bazuar mbi sistemin zyrtar tė krediteteve.


Njoftimi nė faqen zyrtare tė Zyrės sė Kėshillit tė Evropės: https://www.coe.int/sq/web/tirana/home