Hapet thirrja pėr aplikime nė Akademinė e Lidershipit 2018

E Marte, 06 Shkurt 2018



Shkolla Shqiptare e Administratės Publike dhe Akademia e Studimeve Politike shpallin thirrjen pėr aplikime pėr pjesėmarrjen nė “Programi i Akademisė sė Lidershipit” (PAL), program i Qendrės sė Ekspertizės pėr Reformat nė Qeverisjen Vendore pranė Kėshillit tė Evropės, me synim rritjen e kapaciteteve drejtuese dhe menaxhuese tė drejtuesve tė lartė tė administratės publike. Kandidatėt janė tė mirėpritur tė ndjekin udhėzimet e mėposhtme pėr tė plotėsuar dokumentat e nevojshėm dhe dorėzuar aplikimin e tyre brenda datės 16 shkurt 2018, ora 16.00.

Programi
Akademia e Studimeve Politike, njė program i Kėshillit tė Evropės, nė bashkėpunim me Shkollėn Shqiptare tė Administratės Publike (ASPA), falė mbėshtetjes sė Agjencisė Zvicerane pėr Bashkėpunim dhe Zhvillim, po zbatojnė njė program tė dedikuar pėr rritjen e kapaciteteve drejtuese nė administratėn publike. “Programi i Akademisė sė Lidershipit”  ėshtė ndėrtuar prej vitesh nga Qendra e Ekspertizės pėr Reformat nė Qeverisjen Vendore pranė Kėshillit tė Evropės dhe ėshtė rėnė dakord qė tė akreditohet nga Shkolla Shqiptare e Administrates Publike (ASPA). Programi ėshtė i pėrbėrė nga 3 kurse (3 ditore), tė shtrira nė periudhėn shkurt – shtator 2018, tė pėrbėra nga leksione/prezantime, punė nė grupe mbi raste studimore, lojra me simulime, diskutime publike, etj. Lektorėt e ftuar nė trajnim janė ekspertėt mė tė mirė vendas, tė certifikuar nga Kėshilli i Evropės, dhe janė zgjedhur me kujdes qė tė ofrojnė njė ndėrthurje tė mirė tė aspekteve teorike dhe praktike tė temave tė programit. Nė pėrfundim me sukses tė programit, pjesėmarrėsit do tė sigurojnė njė certifikatė tė akredituar nga Shkolla Shqiptare e Administratės Publike nėn standartet e Kėshillit tė Evropės.

Profili i pjesėmarrėsve
Cikli i parė i Programi i Akademisė sė Lidershipit” (PAL) do tė synojė tė ulė sė bashku deri nė 25 drejtues vendore tė zgjedhur dhe punonjės tė lartė drejtues tė Njėsive tė Qeverisjes Vendore, me qėllim rritjen e njohurive dhe aftėsive tė tyre drejtuese dhe menaxhuese. Mė konkretisht profili i pjesemarrėsve do tė jetė:
o    Kryetarė dhe nėnkryetarė tė NJQV;
o    Drejtues tė pėrgjithshėm tė NJQV (drejtorė, sekretarė tė pėrgjithshėm etj);
o    Kryetarė dhe nėnkryetarė tė Kėshillave Bashkiakė;

Rekrutimi synon njė balancim gjinor tė pjesėmarrėsve si dhe njė pėrfaqėsim tė barabartė tė minoriteteve etnike dhe fetare nėse ata plotėsojnė kriteret e tjera.

Kriteret e pranimit

Kandidati qė kėrkon tė ndjekė programin duhet tė sigurojė:
o    Njė curriculum vitae (CV) tė detajuar;
o    Njė letėr motivimi pėr pjesėmarrjen nė kėtė program;
Pėrfshirja nė program dhe certifikimi ėshtė i kushtėzuar me pjesėmarrjen nė tė treja kurset, sipas programit mė poshtė:  

Kurset Tema Data
Kursi i parė Lidershipi personal 28 shkurt - 2 mars 2018
Kursi i dytė Lidershipi nė menaxhim 16-18 maj 2018
Kursi i tretė Lidershipi nė komunitet 19-21 shtator 2018


Akomodimi, ushqimi dhe shpenzimet e udhėtimit pėr pjesėmarrėsit do tė mbulohen nga organizatorėt.
 
Kjo thirrje ėshtė shpallur gjithashtu nė Platformėn Elektronike tė Administrates Vendore (E-PAV). Aplikimi mund tė kryhet nėpėrmjet kėtij sistemi si dhe nė adresėn e Akademisė info@asp.al, duke bashkangjitur nė email CV dhe letrėn tuaj tė motivimit.

Afati pėr dorėzimin e aplikimeve ėshtė data 16 shkurt 2018, ora 16:00.


Ju mirėpresim !
 
[1] Leadership Academy Programme - http://www.coe.int/en/web/good-governance/lap