Misioni

Misioni i Akademisė sė Studimeve Politike ėshtė tė forcojė njė kulturė moderne politike bazuar nė vlerat e pėrbashkėta tė pluralizmit, tolerancės dhe dialogut tė hapur, duke inkurajuar kėshtu zhvillimin e njė komuniteti tė politikanėve tė rinj dhe liderave qytetarė tė pėrkushtuar pėr zbatimin e modelit demokratik bashkėkohor tė qeverisjes.
Pėr tė arritur kėtė mision, Akademia e Studimeve Politike zbaton programe kursesh trajnimi dhe aktivitete sensibilizuese, me objektivat e mėposhtėm:
  • Tė inkurajojė zhvillimin e udhėheqėsisė tė pėrgjegjėshme dhe etike midis udhėheqėsve tė rinj politikė dhe qytetarė dhe tė mbėshtėsė ata pėr tė shtrirė mė tej misionin e Akademisė nė kontekstin e tyre social;
  • Tė zgjerojė botėkuptimin e tė trajnuarve mbi parimet kryesore tė qeverisjes sė mirė si shteti i sė drejtės, legjitimiteti, transparenca, llogaridhėnia, aksesueshmėria dhe respekti pėr tė drejtat e njeriut;
  • Tė sigurojė mundėsi pėr tė mbledhur sė bashku udhėheqės politikė dhe civilė nga i gjithe spektri i jetės publike, pėr tė diskutuar njė gamė tė gjerė tė ēėshtjeve politike, sociale dhe ekonomike;
  • Tė stimulojė proēesin vendim-marrės dhe legjislativ transparent dhe tė qartė i cili merr nė konsideratė inreresat dhe opinionet e ndryshme tė publikut;
  • Tė rrisė aftėsitė dhe njohuritė e tė trajnuarve nė lidhje me aspektet praktike tė proēesit demokratik;