ASP organizon Shkollën Verore mbi Median
E Merkure, 25 Qershor 2014

Akademia e Studimeve Politike (ASP) në bashkëpunim me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri, në kuadër të misionit të saj për të trajnuar brezin e ri, organizoi një Shkollë Verore mbi median dhe alfabetizmin e medias për 35 nxënës dhe katër mësues të shkollave të mesme të kryeqytetit. Kursi i trajnimit u zhvillua nga 23-25 Qershor 2014 në hotel “Harmony”, në Durrës, nën bashkëpunimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve si dhe Drejtorisë Rajonale të Arsimit Tiranë.
Qëllimi i kësaj shkolle ishte rritja e njohurive të të rinjve mbi rolin e medias në një shoqëri demokratike, por edhe mesazheve që ajo transmeton sidomos tek të rinjtë. ASP përzgjodhi për këtë kurs katër eskpertë të njohur për eksperiencën e tyre gazetareske, por edhe studiues të fushës së alfabetizmit të medias. Metodologjia e përdorur përgjatë kursit, synoi që të drejtohej më tepër nga shembujt praktikë dhe diskutimi në grup në klasë, duke patur si qëllim aktivizimin e pjesëmarrësve. Nxënësit ishin të aftë që të njihnin stereotipet dhe modelet që transmetojnë personazhe publikë në mënyrën e sjelljes, veshjes dhe jetesës së tyre, shembujt të cilët mund të ndikojnë drejtpërdrejtë tek zgjedhjet që bëjnë këta të rinj.
Në përfundim të kursit, pjesëmarrësit u shprehën të kënaqur nga niveli i trajnimit dhe organizimit dhe theksuan nevojën që trajnime të tjera në këtë fushë të rëndësishme të zhvillohen në të ardhmen.
ASP ka një eksperiencë të gjatë në organizimin e programeve të trajnimit për të rinjtë (programi “Fushata e ndërgjegjësimit të votuesve për herë të parë” në zgjedhjet e 2011 dhe 2013) dhe gjithashtu është provuar një partner i besueshëm i Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve.