Drejtorët e Shkollave nisin organizimin e Forumit Botëror për Demokraci 2018

E Premte, 25 Maj 2018



Takimi vjetor i pranverës i drejtorëve të 21 Shkollave të Studimeve Politike të Këshillit të Evropës u zhvillua më 24-25 maj 2018 në Strazburg. Temat e diskutuara përfshinë shkëmbimin e praktikave dhe ekspertizës më të mirë ndërmjet shkollave; vlerwsimin e kurrikulës së tyre dhe si të krijohen sinergji të mëtejshme me programet e tjera të Këshillit të Evropës.

Drejtorët diskutuan gjithashtu për organizimin e Forumit të ardhshëm Botëror për Demokraci në Strazburg, tema e të cilit do të fokusohet në "Pjesëmarrjen e grave në çështjet publike dhe politike dhe luftën kundër dhunës ndaj grave" (https://www.coe.int/en/web/world-forum-democracy)

Gjatë  takimit, drejtorët i drejtuan një letër solidariteti z. Osman Kavala (https://www.osmankavala.org/en) një prej themeluesve të Shkollës Turke të Studimeve Politike, i cili është arrestuar që nga tetori i kaluar në Stamboll me akuza ende të paqarta.