Drejtuesit vendorë në kursin e dytë mbi Lidershipin
E Enjte, 17 Maj 2018

Mbi 20 kryetarë dhe drejtues të tjerë të lartë të qeverisjes vendore morrën pjesë në datat 16-18 Maj 2018 në kursin e dytë të trajnimit të "Akademisë së Lidershipit”. Sesionet e kursit kombinuan qasjen teorike me atë praktike dhe zgjidhjet për problemet e përditshme të NJQV-ve. Ushtrimet e shumta në grupe si dhe simulimet me role zgjuan interesin e duhur gjatë tri ditëve të trajnimit. Ky program i Qendrës së Ekspertizës së Këshillit të Evropës zbatohet nga Akademia e Studimeve Politike (ASP) në bashkëpunim me Shkollën Shqiptare të Administratës Publike (ASPA) falë mbështetjes së Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).
Fokusi kryesor i këtij trajnimi ishte "Lidershipi organizativ", duke trajtuar tema të tilla si:
• Kompleksiteti i ndryshimeve në një organizatë;
• Kultura e organizatës;
• Organizata që mundësojnë mësimin e vazhdueshëm;
• Këndvështrimet e drejtimit në punën në ekip;
• Vetëdijesimi dhe fuqizimi i grupit;
• Vlerat e lidershipit;
• Menaxhimi strategjik;
Njëkohësisht me trajnimin e përfaqësuesve, programi po synon edhe certifikimin e shtatë ekspertëve shqiptarë pranë ASP dhe ASPA, të cilët mund të zhvillojnë këtë program për trajnimin e punonjësve të lartë të administratës publike në të ardhmen. Kursi i tretë dhe final i të njëjtit grup të autoriteteve vendore do të mbahet në shtator 2018.