Parlamentarët vizitë në Berlin për energjinë dhe klimën
E Shtune, 09 Qershor 2018

Akademia e Studimeve Politike koordinoi vizitën e një delegacioni të parlamentit shqiptar në Berlin në datat 6-9 qershor 2018. Deputetët Besnik Baraj, Edmond Panariti dhe Endri Hasa, si përfaqësues të komisionit parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, patën mundësinë që të njihen me praktikat më të mira në Parlamentin gjerman në përkrahjen e zbatimit dhe përmirësimit të efikasitetit të energjisë dhe mbrojtjes së klimës.
Delegacioni zhvilloi takime me z. Josef Hoffmann, sekretar i komisionit parlamentar të mjedisit, z. Josip Juratovic, kryetarin e komisionit parlamentar Gjermani-Evropa Lindore, si dhe antarët më aktivë të parlamentit gjerman në fushën e energjisë. Gjithashtu u zhvillua edhe një vizitë në kampin EUREF - simbol i revolucionit energjetik (Energieëende) në Gjermani, i cili shërben si bazë për kompanitë që punojnë në fushën e energjisë. Pjesë e vizitës ishin edhe delegacione parlamentare nga vendet e tjera të rajonit, me qëllim shkëmbimin e eksperiencave më të mira rajonale.
Kjo vizitë studimore është aktiviteti i dytë rajonal në kuadër të projektit "Bashkëpunimi rajonal dhe zhvillimi i kompetencave të parlamentarëve në Evropën Juglindore në temën e efiçencës së energjisë dhe mbrojtjes së klimës", i mbështetur nga qeveria gjermane dhe zbatuar nga GIZ Fondet e Hapura Rajonale për Efiçencën e Energjisë.
Informacioni i plotë mbi eventin mund të gjendet këtu