Akademia e Lidershipit çertifikon gjeneratën e parë të drejtuesve vendorë

E Merkure, 19 Shtator 2018



Akademia e Studimeve Politike finalizoi me sukses zbatimin e ciklit të parë të Akademisë së Lidershipit, programit të Qendrës së Ekspertizës së Këshillit të Evropës, i cili zhvillohet në bashkëpunim me Shkollën Shqiptare të Administratës Publike (ASPA), me mbështetjen e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

Ceremonia e certifikimit të mbi 20 kryetarëve të bashkive dhe nëpunesve civile vendorë të lartë, u përshëndet nga z. Olsi Dekovi, drejtues në detyrë i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë; znj. Debora Kern, drejtuese e sektorit të Qeverisjes dhe Shëndetit në ambasadën e Zvicrës; znj. Kleopatra Maliqi, drejtoreshë e Shkollës Shqiptare të Administrates Publike si dhe z. Niall Sheerin nga Qendra e Ekspertizës pranë Këshillit të Evropes. 

Programi i Akademisë së Lidershipit synon të fuqizojë lidershipin për organizatat, lidershipin strategjik dhe lidershipin për ngritjen e kapaciteteve, duke përfshirë 12 principet e Mirëqeverisjes të Këshillit të Evropës, disa prej të cilëve, zbatimi i etikës, sundimin i ligjit, efikasiteti dhe efektiviteti, transparenca, menaxhimi i shëndoshë financiar dhe llogaridhënia.

Ky cikël shërbeu gjithashtu për të trajnuar shtatë trajnerë vendor, të cilët u certifikuan nga Këshilli i Evropës për të zbatuar këtë program nën menaxhimin e Akademise së Studimeve Politike. Kurrikula e Akademisë së Lidershipit është duke u çertifikuar njëkohësisht nga ASPA si një paketë trajnimi gjithëpërfshirëse për kurrikulën e lidershipit në trajnimet e mëtejshme të saj.