Gjithçka gati për ciklin e dytë të Akademisë së Lidershipit
E Premte, 22 Shkurt 2019

Kurrikula e adaptuar e programit të Akademisë së Lidershipit (Leadership Academy Programe – LAP) është tashmë pjesë e trajnimeve të ofruara për administratën publike. Grupi i ekspertëve shqiptarë të certifikuar nga Këshilli i Evropës dhe Akademia e Studimeve Politike, po përgatisin detajet e fundit për të nisur ciklin e dytë të trajnimit me 25 drejtues të Njësive të Qeverisjes Vendore në të gjithë vendin.
Akademia e Studimeve Politike dhe Shkolla Shqiptare e Administratës Publike kanë bashkuar kapacitetet dhe eksperiencën e tyre për zbatimin me sukses të këtij programi të Qendrës së Ekspertizës së Këshillit të Evropës, me fokus rritjen e kapaciteteve drejtuese të të zgjedhurve dhe administratës vendore.
Programi i Akademisë së Lidershipit (LAP), zbatohet falë mbështetjes së Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe bashkëpunimit me Qendrën e Ekspertizës pranë Këshillit të Evropës.