Starton cikli i dytë i Akademisë së Lidershipit për drejtuesit vendorë
E Merkure, 27 Shkurt 2019

Akademia e Studimeve Politike në bashkëpunim me Shkolla Shqiptare e Administratës Publike nisi sot në Durrës zbatimin e ciklit të dytë të programit "Akademia e Lidershipit", me synim rritjen e kapaciteteve të 25 drejtuesve të lartë të administratës vendore nga 16 bashki. Dy institucionet kanë bashkuar kapacitetet dhe eksperiencën e tyre për zbatimin me sukses të këtij programi të Qendrës së Ekspertizës së Këshillit të Evropës, i zbatuar falë mbështetjes së Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).
Hapja e kursit u përshëndet nga Znj. Jutta Gützkow, drejtuese e Departamentit të Mirëqeverisjes, Këshilli i Evropës, Znj. Debora Kern, drejtuese e sektorit të Qeverisjes dhe Shëndetit, Ambasada e Zvicrës si dhe Znj. Kleopatra Maliqi, drejtoreshë e ASPA. Programi i trajnimit do të organizohet në dy kurse 3 ditore ku do të trajtohen tematika të lidhura me lidershipin nëpërmjet një kurrikule të përshtatur me kontekstin shqiptar dhe nën drejtimin e shtatë ekspertëve shqiptarë të certifikuar nga Këshilli i Evropës gjatë ciklit të parë të pilotuar në vitin 2018.
Pjesëmarrësit e këtij cikli janë përzgjedhur duke u bazuar mbi analizën e nevojave për trajnim të organizuar nga ASPA me punonjësit e administratës publike dhe asaj vendore. Pjesëmarrësit në trajnim vlerësuan si mjaft pozitiv mbarëvajtjen e kursit, nivelin e kurrikulës si dhe eksperiencën e trajnerëve të përfshirë.