Certifikohen 20 drejtues të pushtetit vendor në Akademinë e Lidershipit

E Premte, 29 Mars 2019



Akademia e Studimeve Politike finalizoi ciklin e dytë të Akademisë së Lidershipit, programit të Qendrës së Ekspertizës së Këshillit të Evropës, i cili zhvillohet në bashkëpunim me Shkollën Shqiptare të Administratës Publike (ASPA), me mbështetjen e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). 

Ceremonia e certifikimit të 20 drejtuesve vendorë të lartë u zhvillua më 29 mars 2019, në Durrës, në përfundim të kursit të trajnimit. Certifikatat e programit akreditohen nga Këshilli i Evropës, Shkolla Shqiptare e Administratës Publike dhe Akademia e Studimeve Politike, si zbatuese e këtij programi. 

Programi i Akademisë së Lidershipit synon të fuqizojë lidershipin për organizatat, lidershipin strategjik dhe lidershipin për ngritjen e kapaciteteve, duke përfshirë 12 principet e Mirëqeverisjes të Këshillit të Evropës, disa prej të cilëve, zbatimi i etikës, sundimin i ligjit, efikasiteti dhe efektiviteti, transparenca, menaxhimi i shëndoshë financiar dhe llogaridhënia.