Kursi i parë i Shkollës mbi sistemet dhe fushatat zgjedhore

E Diele, 17 Mars 2019



Kursi i parë kombëtar i Shkollës Shqiptare së Studimeve Politike me temë "Mesazhet politike në fushatat elektorale dhe sistemet zgjedhore" u zhvillua nga data 15-17 mars 2019 në Voskopojë.

Konsulenti politik z. Jim Arkedis, me mbi 15 vite eksperiencë në fushatat politike amerikane, trajtoi temën e "Komunikimit politik dhe organizimin e fushatave". Me mjaft interes ishte dhe trajnimi i z.Arkedis mbi "Fjalimin Publik" si dhe “Teknikat e debatit publik” ku pjesëmarrësit patën mundësinë që të njihen dhe praktikojnë teknikat më bashkëkohore në këtë fushë.

Ndërkohë, “Historiku i sistemeve zgjedhore shqiptare” u trajtuan në kurs nga politikani dhe një nga ekspertët më me eksperiencë në reformat zgjedhore, z. Kastriot Islami. Njohja me problematikat e hasura në sisteme të ndryshme zgjedhore dhe ato të sistemit aktual ishin mjaft të vlerësuara nga pjesëmarrësit për të njohur më mirë diskursin aktual të politikës për reformën e synuar zgjedhore. Pjesëmarrësit patën gjithashtu mundësinë të njihen gjatë ditëve të trajnimit me trashëgiminë e pasur historike dhe kulturore të Voskopojës.