Kursi i dytė i Shkollės mbi lidershipin dhe pėrfaqėsimin

E Diele, 07 Prill 2019



Kursi i dytė kombėtar i Shkollės Shqiptare tė Studimeve Politike me temė “Lidershipi dhe pėrfaqėsimi politik”, u zhvillua nė datat 5-7 prill 2019 nė Vlorė. Moduli i parė i kursit u zhvillua nė formėn e njė trajnimi intensiv mbi lidershipin e fokusuar tek karakteri. Kurrikula e zhvilluar nga McCain Institute, pranė Universitetit tė Arizona nė SHBA, u trajtua nga ekspertja znj. Edlira Gjoni. Trajnimi zhvilloi njė seri teknikash bashkėkohore teorike dhe ushtrimesh praktike, nėpėrmjet tė cilave pjesėmarrėsit punuan pėr pėrmirėsimin e aftėsive tė tyre drejtuese me objektiv fuqizimin e kapaciteteve individuale dhe ato nė ekip.
 
Tematika e lidershipit u plotėsua mė tej nė pjesėn e dytė tė kėtij moduli me sesionin titulluar "Menaxhimi i ekipit dhe rritja e organizatės", nėn drejtimin e Z. Indrit Puteci, drejtor i "Value the Person Albania".
 
Moduli i dytė i kursit u soll nė formėn e njė bashkėbisedimi me politologun z. Ermal Hasimja mbi temėn e “Pėrfaqėsimit politik”. Nėpėrmjet shembujve praktikė nga politika shqiptare dhe ajo botėrore, u trajtua nė njė qasje kritike modeli klasik i pėrfaqėsimit politik nė demokracitė moderne.