ASP nis edukimin e votuesve të rinj në zgjedhjet 2019
E Shtune, 11 Maj 2019

Akademia e Studimeve Politike ka nisur zbatimin e programit të edukimit të votuesve për herë të parë në zgjedhjet vendore 2019. Nëpërmjet koordinimit me 13 Drejtoritë Arsimore Rajonale në të gjithë vendin u bë e mundur që të trajnohen në ditët e para të muajit maj rreth 385 mësues që do të zbatojnë programit edukues me maturantët votues për herë të parë. Në dy javët e ardhshme rreth 35 mijë maturantë, të cilët kanë mbushur rishtazi moshën 18 vjeçare dhe kanë fituar të drejtën për të votuar.
Fushata synon që të zhvillojë dy orë mësimi informues mbi demokracinë dhe rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje si dhe më pas ushtrimin praktik të njohurive të fituara nëpërmjet një simulimi të votimit, ku të rinjtë do të praktikojnë procesin dhe evitojnë gabimet në qendrat e votimit si dhe fenomenet e gabuara të votimit familjar apo shitjes së votës, me synim për të ndikuar edhe tek familjarët e tyre në evitimin e këtyre sjelljeve negative që cënojnë standartet demokratike. Programi financohet nga ambasada zvicerane, Këshilli i Evropës dhe zbatohet në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.