Integrimi Evropian në fokusin e kursit të tretë të Shkollës
E Shtune, 18 Maj 2019

Integrimi evropian dhe vendimi i pritshëm mbi hapjen e negociatave ishte fokusi i kursit të tretë të Shkollës së Studimeve Politike. Trajnimi u zhvillua në hotel “Bleart" Durrës, në datat 17-19 maj 2019, me prezencën e lektorëve të përzgjedhur vendas dhe të huaj. Z. Nils Muiznieks, President i Shoqatës së Shkollave të Studimeve Politike të Këshillit të Evropës zhvilloi një diskutim mbi populizmin në Evropë, si një rrezik ndaj demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Diskutimet trajtuan gjithashtu sfidat e besimit të qytetarëve ndaj elitave të tyre politike dhe dështimin e të majtëve evropianë për të ofruar alternativa frymëzuese ndaj ankthit evropian mbi krizën ekonomike, refugjatët dhe emigrantët. Z. Muiznieks ndodhej për një vizitë në Shqipëri me ftesë të Akademisë së Studimeve Politike në kuadër të 70 vjetorit të themelimit të Këshillit të Evropës.
Eksperti ndërkombëtar i sigurisë, z. Alexis Vahlas, u ftua në këtë kurs me synim për të trajtuar sfidat e reja me të cilat po përballet BE: radikalizimi islamik, rritja e influencës ruse si dhe valët e emigracionit. Diskutimi me pjesëmarrësit krijoi një vështrim më të qartë të problematikave të brendshme të BE-së si dhe masat e mundshme për të përballuar këto rreziqe të reja, të cilat kanë ndikim në valën e populizmit dhe mbylljes së mëtejshme të BE-së. Një temë e diskutimit ishte dhe diskutimi për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, bazuar mbi të drejtën ndërkombëtare.
Ndërkohë, z. Gledis Gjipali, drejtor i Lëvizjes Evropiane në Shqipëri, prezantoi rrugën e deritanishme të Shqipërisë drejt BE-së dhe mekanizmin e para-aderimit, së bashku me hapat e mëtejshëm në rast të hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian.
Prezantimi i ekspertit të ekonomisë, z. Adrian Civici, u fokusua tek modeli i zhvillimit të kapitalizmit në vendet post-socialiste duke e krahasuar me modelin e ndërtuar në vendin tonë, me qëllim për të patur një ekonomi konkurruese me ekonomitë e vendeve të tjera të Bashkimit Evropian.