ASP projekt per angazhimin e shoqërinë civile ne procesin e integrimit
E Premte, 21 Dhjetor 2018

Akademia e Studimeve Politike nisi zbatimin e projektit “Roli i Shoqërisë Civile në Procesin e Integrimit Evropian në Shqipëri", në kuadrin e IPA II - Instrumenti i Integrimit të Bashkimit Evropian 2014, në bashkëpunim me Institutin e Sociologjisë Ndërkombëtare në Gorizia (Itali) dhe Fondacionin në Mbështetje të Demokracisë Lokale (Poloni). Projekti synon të nxisë një dialog të strukturuar ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe Autoriteteve Lokale në Shkodër, Lezhë, Durrës, Vlorë dhe Fier me qëllim ofrimin e kontributit të përbashkët në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian të vendit. Ky objektiv duhet të arrihet duke identifikuar interesat e përbashkëta, partneritetet potenciale, si dhe pengesat për angazhimin e mëtejshëm të shoqërisë civile, në veçanti në nivelin lokal të qeverisjes.
Programi synon kapacitimin e aktorëve vendorë nëpërmjet pjesëmarrjes në një cikël prej katër kursesh trajnimi (Akademia e Trajnimit), e ndërtuar mbi kurrikulat e ekspertëve polakë dhe italianë si dhe eksperiencën e Qendrës se Ekspertizës së Këshillit të Evropës. Gjithashtu, pjesëmarrësit në Akademinë e Trajnimit do të njihen me shembuj pozitivë gjatë një vizitë studimore në Poloni.
Këta aktorë vendorë synohet që të vazhdojnë më tej bashkëpunimin e nisur përmes ngritjes së Forumit të Shoqërisë Civile si një platformë e qëndrueshme e shkëmbimit dhe bashkëpunimit, bazuar në përvojën polake dhe praktikat e tjera më të mira evropiane. Objektivi përfundimtar i projektit është të përgatisë këta aktorë vendorë për të bashkëpunuar edhe më tej për vendimmarrjen e orientuar drejt nevojave të qytetarëve.
Projekti financohet nga Bashkimi Evropian dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në kuadër të Instrumentit Evropian IPA II i Bashkimit Evropian 2014 “Mbështetje për organizatat e shoqërisë civile për zbatimin e aksioneve për ngritjen e kapaciteteve për rritjen e dialogut të politikave dhe ndërgjegjësim mbi procesin e integtrimit evropian”.