Ministrja e Arsimit pjesë e fushatës edukuese për votuesit e rinj
E Enjte, 05 Shtator 2019

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, znj. Besa Shahini ishte sot e ftuar për të ndjekur nga afër ushtrimin e votimit të maturantëve të shkollës së mesme “Ismail Qemali” në Tiranë, në kuadër të projektit të Këshillit të Evropës dhe Ambasadës Zvicerane për edukimin e votuesve të rinj për zgjedhjet vendore të 30 Qershorit 2019. Qëllimi i kësaj vizite ishte jo vetëm vëzhgimi i procesit, por edhe transmetimi i mesazheve sensibilizuese për nxënësit dhe të rinjtë në përgjithësi mbi rëndësinë e pjesëmarrjes në votim si dhe evitimin e fenomeneve negative që janë shfaqur në zgjedhjet e kaluara.
Drejtori i Akademisë së Studimeve Politike, zbatuese e këtij programi, z. Erjon Tase, falenderoi në fjalën e tij Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për bashkëpunimin e afruar. “Sot, po finalizojmë programin e edukimin dhe ushtrimit praktik të votimit për rreth 35 mijë maturantë në të gjitha shkollat e vendit. Shpresojmë, që ndërgjegjësimi për rëndësinë e zgjedhjeve dhe evitimi i fenomeneve negative të shit-blerjes së votës apo delegimit të saj, të ketë mbërritur nëpërmjet nxënësve tek çdo familje edhe në zonat më të largëta”.
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, znj. Besa Shahini, nënvizoi në fjalën e saj rëndësinë e edukimit dhe ndërgjegjësimit të maturantëve që votojnë për herë të parë në këto zgjedhje. “Është shumë e rëndësishme që shkollën ta afrojmë me procese të tilla që edukojnë qytetarë të rinj, të angazhuar në vendimmarrje dhe të ndërgjegjshëm për rolin e tyre në shoqëri”, tha Shahini. “Jam e bindur se ju të gjithë do të ushtroni me përgjegjësi këtë të drejtë ditën e zgjedhjeve vendore dhe në proceset e mëtejshme zgjedhore”, nënvizoi ministrja e Arsimit.
Më pas ministrja Shahini ndoqi nxënësit 18 vjeçarë, votues për herë të parë, të cilët organizuan një proces të simuluar votimi në klasën e tyre për tre kandidatë dhe morën role përkatëse si komisionerë, vëzhgues etj. Nëpërmjet këtij ushtrimi synohet praktikimi i tyre me procedurën e votimit duke evituar ngatërresat apo këshillimin e tyre të gabuar ditën e zgjedhjeve, momente të cilat sjellin pavlefshmërinë e votës së tyre apo edhe konflikte mes komisionerëve të forcave të ndryshme politike.