Nis Akademia e Lidershipit për drejtuesit e rinj vendorë

E Enjte, 31 Tetor 2019



Startoi sot në Durrës kursi i parë i “Programi i Akademisë së Lidershipit” me fokus drejtuesit e rinj të Njësive të Qeverisjes Vendore dhe Këshillave të Qarqeve, të cilët do të mund të zhvillojnë më tej kapacitetet e tyre drejtuese personale si dhe në menaxhimin e stafeve. Aktivitetin e përshëndeti drejtoresha e Shkollës Shqiptare të Administratës Publike, znj. Kleopatra Maliqi si dhe Z. Arben Qesku, drejtues programi pranë zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë.
 
Ky është cikli i tretë i zbatimit të këtij programi të Qendrës së Ekspertizës së Këshillit të Evropës, i zbatuar falë mbështetjes së Agjencise Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). Lektorët e ftuar në trajnim janë ekspertët më të mirë vendas, të certifikuar nga Këshilli i Evropës, dhe janë zgjedhur me kujdes që të ofrojnë një ndërthurje të mirë të aspekteve teorike dhe praktike të temave të programit.
 
Në përfundimin me sukses të trajnimit, pjesëmarrësit do të sigurojnë një certifikatë të njohur nga Këshilli i Evropës dhe Shkolla Shqiptare e Administratës Publike.