Shkolla pjesë e Forumit Botëror për Demokraci 2019
E Hene, 04 Nentor 2019

Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike është pjesë e Forumit Botëror për Demokraci 2019, i cili zhvillohet nga dat 6-8 nëntor në Strazburg, Francë. Ky event mbledh së bashku rreth 1500 persona - pjesëmarrës të 21 Shkollave të Studimeve Politike, udhëheqës politikë, aktivistë nga shoqëria civile, përfaqësues të medias dhe të rinj - nën temën kryesore "A rrezikohet demokracia ne epoken e informacionit".
Pyetjet që duhet të adresojmë në vitin 2019 janë në çfarë mase informacioni është i besueshëm, nëse kjo ndihmon apo pengon qytetarët për të marrë pjesë në proceset demokratike, dhe çfarë mësimesh duhet të mësojmë për të siguruar shpërndarjen e lirë të informacionit në të ardhmen. Forumi do te diskutoje mbi arsyet e ketyre zhvillimeve dhe gjetjen e formave te mundshme per te perballuar kete fryme qe po rrezikon edhe demokracite me solide.
Gjate tri ditëve të eventit, zhvillohen prezantime të inisiativave të ndryshme si dhe diskutime të personaliteteve të ndryshme botërore. Shkollat e Studimeve Politike janë pjesë edhe e aktivitete të dedikuara, si takime bilaterale mes shkollave, vizitë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut si dhe pritje në misionin diplomatik shqiptar.