Seancë dëgjimore me komisionin parlamentar mbi energjinë dhe mobilitetin
E Enjte, 14 Nentor 2019

Komisioni parlamentar i Veprimtarive Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit zhvilloi një seancë dëgjimore dhe vizitë studimore në disa shembuj pozitivë investimesh në qytetin e Korçës në datat 13-14 nëntor 2019. Ky aktivitet ishte pjesë e programit "Bashkëpunimi rajonal dhe zhvillimi i kompetencave të parlamentarëve të Evropës Juglindore për efiçencën e energjisë, ndryshimet klimatike dhe mobilitetin urban", i financuar nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) dhe i zbatuar nga Akademia e Studimeve Politike.
Rreth 20 deputetë dhe staf i komisionit parlamentar ndoqën dy prezantime mbi situatën e zbatimit të legjislacionit mbi eficencën e energjisë dhe mobilitetit urban. Ekspertët e ftuar, z. Hysni Laçi si dhe zj. Ray Koçi, në bashkëpunim me Instiutin Co-Plan, njohën deputetët me zhvillimet e akteve nënligjore dhe rekomandime përkatëse për angazhimin e mëtejshëm të ligjvënësve në këto dy sektorë mjaft të rëndësishëm.
Kryetari i komisionit, z. Niko Peleshi, e cilësoi si mjaft të vlefshëm këtë proces të monitorimit të zbatimit të legjislacionit që hartohet nga Kuvendi. Falë ekspertizës profesionale të ofruar nga ekspertë të pavarur, parlamentarët mund të zhvillojnë më tej presionin e duhur pozitiv ndaj ministrive të linjës dhe institucioneve që nevojitet të zbatojnë këtë legjislacion.
Pjesë e aktivitetit ishin edhe vizita në fermën solare të Ujësjellësit të Korçës si dhe investime të tjera të ndriçimit eficent dhe zonave të kufizuara të qarkullimit e mjeteve, që mund të shërbejnë si shembuj pozitivë për t’u përsëritur edhe në qytete të tjera.