Bashkëpunim me KQZ për certifikimin e trajnimeve zgjedhore
E Enjte, 05 Dhjetor 2019

Akademia e Studimeve Politike po ofron kapacitetet dhe eksperiencën e saj për adaptimin dhe përfshirjen e kurrikulës ndërkombëtare BRIDGE në proceset e trajnimit dhe edukimit qytetar për proceset zgjedhore në Shqipëri. Ky projekt mbështetet nga Këshilli i Evropës dhe do të zbatohet nën ekspertizën e organizatës "IDEA International” me qendër në Suedi.
Komisioni Qendrori i Zgjedhjeve dhe Akademia e Studimeve Politike nënshkruan gjithashtu një Marrëveshje Bashkëpunimi në kuadër të këtij angazhimi të përbashkët.
Programi starton në javën në vijim me kurset e para të trajnimit mbi metodologjinë e planifikimit strategjik dhe kurrikulën ndërkombëtare BRIDGE. Katër ekspertë trajnues të trupave zgjedhore në mbi 40 vende të ndryshme, ndodhen këto ditë në Tiranë për të ofruar trajnimet e certifikuara. Në fazën e dytë të tij do të realizojë certifikimin e ekspertëve shqiptarë të cilët do të zbatojnë standartet BRIDGE në trajnimet që zhvillohen për trupën zgjedhore dhe grupet e tjera të interesit në Shqipëri.