Trupa drejtuese e KQZ certifikohen nën metodologjinë BRIDGE
E Premte, 13 Dhjetor 2019

Rreth 15 drejtues të lartë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u certifikuan për
Planifikimin Strategjik nën metologjinë ndërkombëtare BRIDGE. Ceremonia e sotme
finalizoi përfundimin me sukses të trajnimit të parë të këtij niveli në Shqipëri,
i cili synon rritjen profesionale të KQZ-së dhe standartizimin e edukimit
zgjedhor me cilesinë më të mirë bashkëkohore, e cila përdoret në mbi 40 vende të
ndryshme të globit.
Ky program u mbështet nga Këshilli i Evropës dhe zbatohet nga Akademia e Studimeve Politike, nën ekspertizën e organizatës "IDEA International" me qendër në Suedi.
Shefja e zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, znj.Jutta Gützkoë, theksoi rëndësinë e trajnimit, i cili vjen në linjën e mbështetjes afatgjatë që KiE dhe OSBE po japin së bashku në lidhje me fuqizimin e kapaciteteve trajnuese dhe edukuese të KQZ-së, duke ofruar mbështetjen për kapacitimin e qëndrueshëm të aktorëve vendas me metodologjinë BRIDGE.
Në fazën e dytë të tij, ky program do të realizojë certifikimin e ekspertëve të parë shqiptarë, të cilët do të zbatojnë standartet BRIDGE në trajnimet që zhvillohen për trupën zgjedhore dhe grupet e tjera të interesit në Shqipëri. Ky certifikim i paraprin objektivave te reformes zgjedhore dhe rekomandimeve të raporteve të OSBE/ODHIR për ngritjen e një qendre trajnimi pranë KQZ dhe certifikimin prej saj të komisionerëve që do të përfshihen në zgjedhjet e ardhshme.