Certifikohen drejtuesit e rinj të pushtetit vendor në Akademinë e Lidershipit

E Premte, 20 Dhjetor 2019



Akademia e Studimeve Politike finalizoi ciklin e tretë të Akademisë së Lidershipit, programit të Qendrës së Ekspertizës së Këshillit të Evropës, i cili zhvillohet në bashkëpunim me Shkollën Shqiptare të Administratës Publike (ASPA), me mbështetjen e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).
 
Ceremonia e certifikimit të mbi 15 drejtuesve vendorë të lartë u zhvillua sot në përfundim të programit të trajnimit që nisi në muajin tetor dhe u zbatua nëpërmjet një metodologjie bashkëpunuese në procesin e të mësuarit për përfaqësuesit e zgjedhur të qeverisjes vendore, i krijuar nga Qendra e Ekspertizës pranë Këshillit të Evropës. Midis kurseve pjesëmarrësve u kërkohet të kryejnë detyrat e dakorduara të drejtimit brenda organizatave të tyre dhe raportojnë mbi to në kursin e arshshëm. Objektivi përfundimtar është pajisja e pjesëmarrësve me njohuritë dhe mjetet për të ofruar qeverisje të mirë përmes organizatave të qeverisjes vendore me performancë të lartë. Për më tepër, angazhimi në programin e LAP i përfshin pjesëmarrësit në një rrjet të qëndrueshëm dhe koheziv kolegësh, që punojnë në qeverinë vendore.
 
Certifikatat e programit akreditohen nga Këshilli i Evropës, Shkolla Shqiptare e Administratës Publike dhe Akademia e Studimeve Politike, si zbatuese e këtij programi.