Publikohen pesë studimet e akademikëve të rinj mbi politikat e bashkisë Tiranë

E Shtune, 15 Shkurt 2020



Publikohet seti i pesë dokumenteve të politikave të zhvilluara në kuadrin e "Programit për Kërkimin mbi Politikat për Akademikët e Rinj" - (PRYA). Dokumenti përfundimtar i është dorëzuar tashmë Bashkisë së Tiranës për t'u konsideruar si një mjet shtesë për zhvillimin e proceseve të saj të krijimit të politikave. Akademia e Studimeve Politike ishte partneri zbatues i programit, duke ofruar përvojën e saj të gjatë në trajnime dhe koordinimit midis disa partnerëve dhe institucioneve të ndryshme.

Dhjetë hulumtues të rinj ishin pjesë e një programi shtatë mujor gjatë vitit 2018 për hartimin dhe kryerjen e kërkimeve të politikave të porositur nga Bashkia e Tiranës. Kërkuesit u trajnuan dhe u mentoruan nga Qendra Ndërkombëtare për Avdokimin e Politikave (ICPA), me seli në Berlin, Gjermani. Gjithashtu, kërkuesit i prezantuan studimet e tyre në panele ekspertësh, të cilët u ftuan të ofrojnë komentet dhe rekomandimet mbi draftet, me synim përmirësimin e mëtejshëm të punimeve përpara prezantimit final të tyre. Programi u mbështet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe u zbatua nga Helvetas Swiss Intercooperation në partneritet me Universitetin e Freiburg, përmes projektit PERFORM.

Studimet mund t'i gjeni më poshtë si dhe në rubrikën Publikime: