Shoqata e Shkollave Politike dënon riarrrestimin e themeluesit të shkollës turke

E Marte, 25 Shkurt 2020



Presidenti i Shoqatës së Shkollave të Studimeve Politike dënoi sot në një deklaratë zyrtare riarrestimin nga autoritetet turke të Osman Kavalës, themeluesit të shkollës politike të Stambollit. "Kjo traditë drejtësie të sjell në mendje Lavrentiy Berian, shefin e Policisë Sekrete të Stalinit, i cili thoshte: "Më trego njeriun dhe do të të gjej krimin", komentoi Nils Muiznieks.
 
Strasburg 25.02.2020: Osman Kavala, një filantrop turk dhe mbrojtës i të drejtave të njeriut, i cili u la i lirë dhe më pas u riarrestua menjëherë me akuza të paqarta, duhet të lirohet menjëherë, u shpreh Nils Muiznieks, President i Shoqatës së Shkollave të Studimeve Politike të Këshilli i Evropës (ASPS).

Pas 2 vjet burg nën akuze për organizimin e demonstratave të Parkut Gezi të vitit 2013 Kavala, themeluesi i Shkollës Evropiane të Politikës në Stamboll me qendër në Stamboll, u la i lirë nga një Gjykatë turke për t’u arrestuar menjëherë pas kësaj, i akuzuar për përkrahjen e grushtit të shtetit të tentuar për vitin 2016.

Kjo traditë drejtësie të sjell në mendje Lavrentiy Beria, shefin e Policisë Sekrete të Stalinit, i cili thoshte: "Më trego njeriun dhe do të të gjej krimin", komentoi Nils Muiznieks.

Dhjetorin e kaluar, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut vendosi ndalimin e izolimit në mënyrë arbitrare dhe të paligjshme te Kavalas dhe urdhëroi lirimin e tij, por Presidenti gjithnjë e më autoritar i Turqisë, Tayip Erdogan, nuk mund ta toleronte këtë fakt.

Osman Kavala është i pafajshëm dhe duhet të lirohet dhe kompensohet, tha Presidenti i ASPS. Turqia në mënyrë të qartë nuk e respekton më sundimin e ligjit, shtoi ai, duke pyetur veten nëse Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës dhe Asambleja e tij Parlamentare do të gjejnë ndonjëherë guximin të thonë hapur këtë të vërtetë?