Starton Akademia e Trajnimit të Aktorëve Vendorë për Integrimin
E Merkure, 27 Maj 2020

Mbi 20 përfaqësues të njësive të qeverisjes vendore dhe aktivistë të shoqërisë civile nisën sot trajnimin e parë online të Akademisë së Trajnimit të Aktorëve Vendorë, të zbatuar nga Akademia e Studimeve Politike në kuadër të projektit “Duke nisur nga bazat - Roli i Shoqërisë Civile në procesin e integrimit evropian", i mbështetur nga Komisioni Evropian dhe Ministria e Ekonomisë dhe Financave nën instrumentin IPA II - 2014.
Programi synon kapacitimin e aktorëve vendorë në Shkodër, Lezhë, Durrës, Fier dhe Vlorë, nëpërmjet një cikli trajnimesh, të ndërtuar mbi kurrikulat e ekspertëve partnerë polakë dhe italianë si dhe eksperiencën e Qendrës së Ekspertizës së Këshillit të Evropës, me qëllim ofrimin e kontributit të përbashkët në procesin e integrimit evropian të vendit.
Në rrethanat e krijuara nga pandemia e COVID-19, trajnimet do të zhvillohen në formatin online në gjashtë ëebinare apo trajnime online në javët e ardhshme.
Ekspertet e ftuar për të zbatuar programin janë certifikuar më parë nga qendra e ekspertizës e Këshillit të Evropës për zbatimin e kurrikulës "Leadership Academy Programme - LAP" si dhe janë njohës të kontekstit të pushtetit vendor dhe sfidave te tij.